• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërdorimi i buxhetit nga PD para zgjedhjeve/ Tuneli i Kalimashit kushtoi 1 mld euro, katërfishi i vlerës së Rrugës së Arbrit

by Ardit Rada
15/09/2020 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

200 milionë euro shpërdorim vetem si pasojë e rreshqitjeve “elektorale” në Kalimash vlejnë pothuajse sa e gjithë vlera e Rrugës së Arbrit

Një rrugë e premtuar për 20 vjet me radhë. Një rrugë të cilën në dy mandatet e tij si Kryeministër, Sali Berisha e shndërroi në prioritetin absolut të qeverisë, por që nuk nisi kurrë të ndërtohej. E megjithatë, sot që Rruga e Arbrit është pranë përfundimit të saj, e do të sjellë përfitime kolosale për të gjithë rajonin verilindor të vendit, Partia Demokratike rikthehet të godasë këtë vepër madhore. Duke përdorur emra anonimë dhe prova po aq anonime, sot Qytetari Dixhital i ka dedikuar “buletinin” e tij të radhës tunelit të Qafë Murrizit. Vetëm një vit më parë, i njëjti forum publikoi një seri fotosh nga punimet në këtë tunel, duke i konsideruar ato si shembje. E në total, në vitet e fundit janë me dhjetëra rastet kur kjo Rrugë është sulmuar publikisht nga PD. Mesa duket, dashuria e ish-Kryeministrit për tunelet nuk ka përfunduar as shtatë vite pasi dorëzoi mandatitin. Në rrugën më të kushtueshme të ndërtuar në historinë e Shqipërisë, në autostradën 1.5 miliardë euro Rrëshen-Kukës, e cila kushtoi dy herë më shumë se parashikimet dhe nuk përfundoi kurrë sipas planit, tuneli i Thirrës (Kalimashit), u shemb plot katër herë.

Tre herë sepse me urdhër nga lart punimet u përshpejtuan për qëllime elektorale. Ishte një mrekulli që asnjë punëtor nuk u lëndua në atë kohë. Madje, mungesa totale e kushteve të punës bëri që një numër punëtorësh të braktisnin punën. “Kam pesë fëmijë për të ushqyer. Nuk kam ndërmend të lë më kockat në atë tunel”, shprehej në “Neës 24” një punëtor pak përpara zgjedhjeve. Në total, riparimi i trefishtë i kushtoi shtetit 140 milionë euro shtesë. Vetëm njëri nga tunelet u arrit të hapej për fushatë, për t’u mbyllur të nesërmen e saj për punimet shtesë. Katër muaj më pas, shembja ishte masive dhe këtë herë tuneli u mbyll për disa javë të tëra. Fatura e re ishte 60 milionë euro. Në total, 200 milionë euro. 200 milionë euro të shpërdoruara për qëllime elektorale, para që mund të ishin kursyer shumë mirë (pavarësisht pjesës tjetër të abuzimit) nëse do të respektohej afati i punimeve.

E njëjta histori edhe me rrugën e Elbasanit. Tuneli i hapur për zgjedhje, i mbyllur pas saj. Një rrugë e ndërtuar në mënyrë të çmendur, në gjurmë të njohura për rrëshqitje dheu. Për qëllime elektorale, këtë herë në zgjedhjet e 2013, 200 milionë euro të shpërdoruara përsëri dhe një rrugë e inaguruar me fanfarë, që u përfundua vetëm pesë vjet më vonë nga qeveria socialiste. Në pritje të mashtrimit të radhës, ka vetëm dy fakte të patjetërsueshme. Fakti i parë. Vetëm tuneli 5 km i Kalimashit, i cili kushtoi 1 miliardë euro, vlen sa katër herë rruga 80 km e Arbrit me gjithë tunelet përfshirë. Fakti i dytë. Vetëm 200 milionë euro shtesë, si pasojë e rreshqitjeve elektorale në Kalimash, vlejnë pothuajse sa e gjithë vlera 260 mln eurosh e Rrugës së Arbrit.

Next Post
Ralf Gjoni: Maxhoranca i kërkon llogari Metës me një dozë dashurie, ja si është marrëdhënia e tij me Ramën

Ralf Gjoni: Maxhoranca i kërkon llogari Metës me një dozë dashurie, ja si është marrëdhënia e tij me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve ,12 protestues gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In