Të gjithë pensionistët do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. ‘Shqiptarja.com’ shkruan se sipas Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për festat, shpërblimi për pensionistët do të jetë nga dy mijë deri në tre mijë lekë të rinj.
Vendimi duhet të ishte miratuar ditën e djeshme, por nuk ka marrë firmën përfundimtare nga Ministria e Financave. Një pensionist do të marrë minimumi 2 mijë lekë të rinj, ndërsa ata që janë kryefamiljarë do të përfitojnë 3 mijë lekë.