• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërblime në disa rajone në Gjermani për azilantët që rikthehen

by A R
12/12/2017 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një program shpërblimi për azilkërkuesit që kthehen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës.

Ky është projekti i miratuar së fundmi nga një prej distrikteve të Nordrhein-Westfalen në Gjermani për të ndihmuar 330 azilantët nga vendet e Ballkanit, kryesisht nga Shqipëria, të cilët janë në pritje të deportimit.

Warendorf miratoi një fond prej 80 mijë eurosh, çka do të thotë se një familje prej 4 personash mund të përfitojë deri në 4140 euro. Kësti i parë do të paguhet në aeroport, ndërsa kësti tjetër vetëm gjashtë muaj më vonë në vendin e origjinës.

Në këtë mënyrë dalin të fituar të dyja palët, pasi një familje do t’i kushtonte normalisht pushtetit lokal rreth 30 mijë euro në vit. Megjithatë, për autoritetet nuk bëhet fjalë për paratë.

“Deportimet janë shumë stresuese për këdo që preken. Azilkërkuesit kanë mjaftueshëm kohë për të menduar mbi kthimin vullnetar. Gjithashtu mund të ndihmohen nga përkthyes dhe këshillues”, thotë Petra Schreier, drejtuesja e departamentit.

Një projekt i ngjashëm do të zbatohet edhe nga qeveria federale, pra në të gjithë Gjermaninë.

Një nga familjet që pritet të përfitojnë të parat është ajo Pashaj, e cila në fund të Nëntorit u njoftua për refuzimin e kërkesës për azil. Nëse familja nuk do të largohet vullnetarisht, ato do të duhet të përballeshin me deportimin.

“Paratë sigurisht që janë një ndihmë e madhe për ne. Sigurisht që do të preferoja të qëndroja këtu përgjithmonë, por nuk do rrezikoj gjithçka për dy ose tre muaj më tepër”, thotë kryefamiljari 37-vjeçar Andrea Pashaj.

Familja me 4 anëtarë, ku më e vogla Ayra ka lindur në Gjermani, fillimisht u largua nga Shqipëria për shkak të kushteve të jetesës. Ata do të duhet të qëndronin me prindërit dhe të ndanin së bashku një dhomë. Tani me 4 mijë euro, ata do të mund të pajisen me baziket.

Deri më tani këtë vit, distrikti i Warendorf ka kryer 80 deportime, shtuar 241 largimeve vullnetare dhe 96 deportimeve të dështuara.

Ndërkohë, numri i shqiptarëve që riatdhesohen është shumë herë më i lartë, ndërsa shifrat e atyre që kërkojnë azil gjatë tremujorit të dytë shënuan rritje. Më herët gjatë dhjetorit, Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ishte shprehur se nuk do të kishte asnjë asistencë financiare për azilkërkuesit shqiptarë të refuzuar, por vendimi i distriktit përbën përjashtim nga deklarata./scan

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

PD sulmon ambasadorët, Paloka: Rama paguan në të gjitha monedhat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In