• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shpërblim qesharak, pensionistët as një gjel deti s’blejnë dot’/ Debate te ‘Ekonomia’, Braçe: E bëjmë 100, po gjysmë kofshe i bie

by Java News
01/11/2021 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ditën e sotme u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe atyre të opozitës në lidhje me bonusin e pensionistëve për Vitin e ri.

Ishte ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Delina Ibrahimaj, ajo e cila deklaroi fillimisht se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, shpërblimi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh të reja do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit dhe jo pjesë e fondit të rezervës, duke e bërë atë të mos jetë me pikëpyetje nëse do të jepet apo jo.

Debati u nxit nga deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, i cili e cilësoi shpërblimin qesharak, pasi me 5 mijë lekë të reja nuk mund të blihet as një gjel deti, ndaj kërkoi që të ulen shpenzimet për zyrat e administratës shtetërore dhe të alokohen fondet për pensionistët.

Në këtë pikë ndërhyri ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili theksoi se edhe 100 mijë lekë të vjetra të bëhet shpërblimi, përsëri gjysmë kofshe i bie.

Pjesë nga debati

Arbi Agalliu:  Pyetjen ose unë ndoshta nuk e dëgjov, ose për shkak të pyetjeve të shumta që morët nuk i dhatë përgjigje. Doja ta përsëritja dhe njëherë pyetjen mbi shpenzimet e luksit 51.2 milionë euro që qeveria do të bëjë për blerja automjetesh, pajisje zyrash, kompjuterash, si dhe rikonstruktim dhe ndërtim objektesh, në raport me atë që ju e quani bonusi i pensionistëve dhe që ju e keni futur në buxhet. Për mua është një bonus qesharak pasi me 5 mijë lekë të reja as një gjel deti nuk mund të blihet nga një pensionistë.

Erion Braçe: Po të japësh 10 mijë lekë gjysmë kofshe i bie. 10 mijë lekë e bëjmë po gjysmë kofshe i bie.

Arbi Agalliu: Unë patjetër që mund të japë përgjigje për çfarë ka dhënë Partia Demokratike më përpara, edhe pse nuk kam qenë këtu. Ju prandaj e morët mandatin e tretë, jo për të dhënë një gjel por për të dhënë më tepër se gjeli. Pyetja ime ishte se a shikon ministrja hapësirë nga nevoja reale e pensionistëve, por edhe nga ana morale, që një pjesë e shpenzimeve prej 51.2 milionë euro të alokohen te pensionistët.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Ne po përgatisim një listë të detajuar të atyre që ju i quani shpenzime luksi, që nuk fakt nuk janë shpenzime luksi. Ato janë kompjutera të amortizuara që ndikojnë në përditshmërinë e punës së administratës. Ne po investojmë gjithashtu në sisteme. Po nxjerrim listën dhe hajde të diskutojmë nëse janë shpenzime luksi.

Për sa i përket pjesës së rritjes së pensioneve, ndjeshmëria për këtë kategori është shumë e lartë dhe prandaj bonusin, ne nuk e kemi pikëpyetje te fondet e rezervës dhe e kemi te buxheti i shtetit. Dhe nuk do të ketë më pikëpyetje nëse do të merret bonusi i pensionistëve këtë vit apo jo, pasi do të jetë një zë buxhetor i veçantë.

g.kosovari

Next Post
Durrës/ Gardisti plagoset me armën e shërbimit, policia jep detajet e para

Durrës/ Gardisti plagoset me armën e shërbimit, policia jep detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com