• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërblim për ushtarakët që përballuan përmbytjet, rritje pagash në 2019

by Java News
08/12/2017 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë aktivitetit për falënderimin e Forcave të Armatosura për punën e bërë gjatë ditëve të vështira të përmbytjes, kryeministri Edi Rama premtoi shpërblim e rritje pagash për ushtarakët.

Rama ka uruar Forcat e Armatosura, të cilat pak ditë më parë festuan 105-vjetorin e krijimit.

Kryeministri Rama deklaroi se qeveria do të akordojë një shpërblim për të gjithë ushtarakët që përballuan me sukses emergjencën e përmbytjeve.

“Ditëlindjen e 105 të FA nuk mundëm ta celebronim në mënyrën tradicionale, sepse e kaluam në operacionet e shumta për përballimin e gjendjes së krijuar në vend si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të jashtëzakonshme të lumit Vjosa, të cilat sollën dëme dhe kërcënuan jetë njerëzish. Më 4 dhjetor situata nuk na dha mundësi të jemi së bashku, sot jam këtu për t’iu uruar të gjithëve drejtpërdrejtë festën e FA, e cila për hir të së vërtetës nuk mund të kremtohej në mënyrën më kuptimplotë se sa në vijën e parë ku të gjithëve ju iu çoi detyra. Kjo është një festë e njerëzve nën uniformë dhe e familjeve të tyre, por e gjithë Shqipërisë dhe sot ja vlen të kujtohet se vendimi nga ku kjo festë buron për krijimin e ushtrisë shqiptare ishte i pari vendim i marrë nga qeveria e parë e pavarur, pak ditë pas lindjes së shtetit shqiptar. Këtë përvjetor të gjithë ju panë me admirim.

Kryeministri Rama deklaroi se ky do jetë viti i fundit që ushtria do ketë këto paga. Rama tha se viti 2018 do të jetë i fundit që do i gjejë ushtarakët me nivelin e pagave që ka tani, duke thënë se prioritet për 2019 do të jetë rritja e konsiderueshme e të gjitha pagave të ushtarakëve.

“Dhe sot angazhohem që viti 2018 do të jetë i fundit në të cilin buxheti i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese. Rritja e konsiderueshme e të gjitha pagave për ushtarakët në vitin 2019,” tha Rama.”, deklaroi kryeministri

7 reparte të FA janë nderuar me medalje, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë gjatë ditëve të përmbytjes

javanews.al/a.ç

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155376029001523/

Next Post
Çekia habit me vendimin për Jerusalemin, e njeh kryeqytet të dyfishtë

Çekia habit me vendimin për Jerusalemin, e njeh kryeqytet të dyfishtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In