Një drejtor në Ministrinë e Ekonomisë ka shpërblyer veten me disa paga, një ditë pasi u firmos shkarkimi i tij.
Çështja ka kaluar në prokurori e gjykatë, ku në fund drejtësia vendosi dënimin e tij … me vetëm 60 mijë lekë. Gazeta “Shqip” ka siguruar vendimin e gjykatës për Dritan Nelin, i cili në periudhën 2009-2014 ka drejtuar Qendrën Kombëtare të Panaireve.
Neli u akuzua për përvetësim të titullit apo detyrës, ndërsa në gjykatë përfunduan si të pandehura edhe Anxhela Vakëflliu, për shpërdorim detyre, dhe Blerina Shundi, e akuzuar për falsifikim dokumentesh.