• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërbëhet grupi i vrasësve të Laert Haxhiut: Zbardhen ekzekutimet e atentatet, si zbuloi gjithçka i penduari i drejtësisë

by Java News
28/09/2023 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka hapur “Kutinë e Pandorës” për krimet e grupit kriminal që drejtohej nga Laert Haxhiu. Atentate dhe vrasje të mbetura në tentative, grabitje e kërcënime janë kryer nga ushtarët e Laert Haxhiut gjatë viteve 2021-2023. Bazuar në dëshminë e të penduarit, autoritetet kanë arritur të zbardhin të paktën gjashtë vrasje.

Më 1 qershor 2021, ne qendër te Tepelenës u ekzekutua biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjecari, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri, dhe sipas policisë krimi u krye nga: Leart Haxhiu, Artan Tafani, Erisian Abedini, Lulzim Spaija, Ligor Romacka dhe Bujar Abedini.

Më 13 maj 2021 u vra ne Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjecari u qellua me arme në qytetin e Korçës e më pas trupi u hodh në rezervuarin e Gjançit. Në atë kohë, dyshimet e policisë ishin se 25-vjeçari ishte ekzekutuar për larje hesapesh. Sipas policisë, autorë të dyshuar të vrasjes se të riut korçar janë: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi dhe Idriz Manej.

Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri më 17 Tetor 2021. Ai njihej me emrin “Elton Kinezi” dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes. 5 muaj pasi kishte dale nga burgu, Semaku u gjet i vrarë pranë lumit Shkumbin. Autore të dyshuar te vrasjes janë: Laert Haxhiu, Artan Tafani, dhe Lulzim Spahija.

Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 Dhjetor të vitit 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj. Sipas policisë, vrasja e Albi Bashaliut ka autore shtetasit: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Lorenc Lala, Enriko Xhahysa dhe Bledar Berberi.

Më 22 prill 2022, Kujtim Meta mbeti i plagosur në një atentat në Lushnjë. 44-vjeçari me profesion shofer kamioni ishte pa precedentë penalë. Sipas policise, autorët e dyshuar të ngjarjes janë: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Dorian Shurdhi, i cili ka humbur jetën.

I penduari i drejtësisë ka hedhur dritë edhe mbi 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv. Konkretisht me 5 prill 2021 ju vendos tritol në banesën e tij ne Lushnje shtetasit Arjan Aliço. Autorët e dyshuar janë: Laert Haxhiu dhe Lulzim Spahija.

Në 29 maj 2021, u vendos tritol në banesën e shtetasit Erion Çoku, në Lushnjës, me autorë të dyshuar: Laert Haxhiu dhe Artan Tafani.

Në datën 08.qershor 2022, u vendos eksploziv në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në Durrës, me autorë të dyshuar: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Erisiano Abedini.

Në 1 janar 2022 u vendos tritol në banesën e shtetasit Bujar Turku në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar: Laert Haxhiu, Artan Tafani, Erisiano Abedini, dhe Kristi Bixheku.

Gjithashtu bazuar në dëshminë e te penduarit janë zbardhur edhe 3 vjedhje me dhunë, të kryera në bashkëpunim nga ushtaret e Laert haxhiut ne Tirane dhe Durrës./m.j

Next Post
Vendimi/ Të gjitha automjetet e reja në Ministrisë së Brendshme duhet të jenë elektrike, deri në vitin 2035

Vendimi/ Të gjitha automjetet e reja në Ministrisë së Brendshme duhet të jenë elektrike, deri në vitin 2035

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In