• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpenzimet për ushqime në Shqipëri, 4 herë më të larta se në BE

by Java News
30/11/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në krahasim me një familje europiane, frigoriferi i një familje shqiptare do të dukej bosh shpenzimet për ushqime zënë rreth 44.1% të totalit të shpenzimeve. Pesha që shqiptarët shpenzojnë për ushqime është thuajse sa gjysma e totalit të shpenzimeve që ai kryen, apo rreth 4 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, pesha që zënë shpenzimet për ushqime në totalin e shpenzimeve të familjeve është 11.1%.

Në Bashkimin Europian, vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime ishin vendet e Europës Lindore dhe Qendrore. Ndër vendet e Bashkimit Europian peshën më të lartë e kishte Rumania me 26.4% të totalit, e ndjekur nga Letonia me 20% dhe Estonia me 18.7%.

Në Greqi shpenzimet të familjeve  për ushqime llogariten sa 16.1% e totalit. Vendet me peshën më të ulët në Europë për shpenzimet për ushqime janë Gjermania me 9.4%, Austria me 8.8%, Irlanda me 8.3%, Luksemburgu me 7.8% dhe Mbretëria e Bashkuar me 7.2%.

Në vendet me të ardhura të ulëta shpenzimet për ushqime zënë peshën më të madhe ndaj totalit të shpenzimeve të familjeve si shenjë e varfërisë. Gjithashtu, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria është vendi me konsumin më të lartë të bukës dhe drithërat në Europë.

Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat),  shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë.

Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së si shpenzime për bukë dhe drithëra, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.3% dhe Maqedonia me 2.9%. Listën e vijon sërish një vend i Ballkanit Perëndimor, Serbia, me 2.7% (të dhënat për Kosovën mungojnë). Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3.3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së (të dhënat e Eurostat janë përditësuar në qershor 2017).

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 183 euro në vit, më të lartat në rajon. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre. /Monitor/ma.me

 

Next Post
EUROPOL sekuestron 1 ton marijuanë, mes 18 të arrestuarve edhe shqiptarë

Bashkëpunimi ndërkombëtar, një zyrtar i Europol i bashkohet Policisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

August 3, 2026
“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

August 3, 2026
Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

August 3, 2026
A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

August 3, 2026
Zjarret masive në Uashington, 60 mijë persona evakuohen dhe qindra ndërtesa shkrumbohen

Zjarret masive në Uashington, 60 mijë persona evakuohen dhe qindra ndërtesa shkrumbohen

August 3, 2026
“Gjueti” nga ajri për parcelat me kanabis, Shqipëria dhe Italia zgjerojnë bashkëpunimin

“Gjueti” nga ajri për parcelat me kanabis, Shqipëria dhe Italia zgjerojnë bashkëpunimin

August 3, 2026
Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, digjen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe helikopterët

Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, digjen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe helikopterët

August 3, 2026
“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

August 3, 2026
Ja zonat ku ju rrezikohen pushimet, grekët grabisin zjarrfikësit ndërsa ata luftojnë flakët

Ja zonat ku ju rrezikohen pushimet, grekët grabisin zjarrfikësit ndërsa ata luftojnë flakët

August 3, 2026
Demokratët amerikanë të përçarë, ‘lufta’ e brendshme që mund të kushtojë zgjedhjet

Demokratët amerikanë të përçarë, ‘lufta’ e brendshme që mund të kushtojë zgjedhjet

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com