• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burimet financiare të fushatës, LSI refuzoi kontrollin dhe dyfishoi zyrat elektorale

by Java News
09/07/2017 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë humbëse në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, të cilat kanë ngritur pretendime për blerje votash me para droge, rezultojnë më problematiket sa i përket burimeve të financimit të fushatës elektorale dhe respektimit të ligjit zgjedhor.

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU kanë bërë rezistencë duke mos pranuar monitorimin e shpenzimeve në fushatë, duke tentuar të fshehin burimet e financimit. LSI ka ngritur dyfishin e zyrave elektorale që lejohet sipas ligjit, ndërsa Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitetet nuk ka kontrata qiraje për zyrat elektorale, të cilat zënë edhe shumicën e shpenzimeve në fushatë.

Raportet paraprake

Shqiptarja.com zbardh raportet paraprake të monitorimit të aktiviteteve elektorale të partive kryesore në vend, deri në datën 23 Qershor, që përkon me heshtjen zgjedhore.

Raportet janë përgatitur nga ekspertë të posaçëm të kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas raportit të ndërmjetëm të monitorimit, Lëvizja Socialiste për Integrim, në disa zona, ka ngritur dyfishin e lejuar të zyrave elektorale, duke shtuar kësisoj edhe shpenzimet për fushatë.

Dy ekspertët Gëzim Jaupaj dhe Anida Nuri, thonë në raport, se militantët e LSI, në shumë raste, nuk i kanë lejuar për të hyrë në zyra elektorale, për të bërë matje, fotografi dhe për të marrë informacion, duke hedhur dyshime se pengesa ka qenë e qëllimshme për të fshehur shpenzimet. Sipas raportit, përfaqësuesit e LSI nuk dhanë dokumentacionin, listën me aktivitet elektorale dhe listën me zyrat elektorale.

“Në shumë raste, në zyrat elektorale të monitoruara, militantët e pranishëm, nuk të lejojnë të hysh, të bësh matje, të bësh foto apo të marrësh informacion. Është e vështirë të takosh ndonjë përfaqësues të partisë politike për të marrë një informacion dhe dokumentacion për kryerjen e detyrës. Deri ditën e sotme (13 qershor) subjekti nuk ka dorëzuar listën e aktiviteteve të planifikuara për t’u zhvilluar.

Deri ditën e sotme (13 qershor) subjekti zgjedhor nuk në ka dorëzuar listën e zyrave elektorale me të dhënat përkatëse për vendndodhjen, sipërfaqen, pronarin, lloji i marrëveshjes për pagesë, vlera e referencës për qiranë”, thuhet në raport.

Shpenzime të ekzagjeruara

Ekspertët kanë raportuar në KQZ se LSI ka ngritur më shumë se sa numri i lejuar zyra elektorale, duke shtuar shpenzimet në fushatë. Ata kujtojnë se administrimi i një zyre për një muaj ka shpenzime për paga e honorare, energji elektrike, ujë, qira, materiale propagandistike, tatim mbi qiranë etj. Këto zënë edhe pjesën më të madhe të shpenzimeve të fushatës.

“Nga monitorimet vërehet prani e shtuar në qytete me zyra elektorale. Po të kemi parasysh se administrimi i një zyre për një muaj ka shpenzime për paga e honorare, energji elektrike, ujë, qira, materiale propagandistike, tatim mbi qiranë etj., janë shpenzime që zënë peshë të madhe në nivelin e shpenzimeve të fushatës.

Vlerësojmë se ka shkelje të nenit 2 të udhëzimi nr. 1 i KQZ “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore” dhe mosrespektim të numrit të zyrave zgjedhore në zbatim të nenit 6 pika 3 e ligjit 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” ku theksohet se një lagje përfshin territore mbi 20 000 banorë.

Ne njësinë administrative nr. 1 në Tiranë në drejtim të rrugës “Ali Demi” janë 8 zyra elektorale. Në këtë njësi popullsia e regjistruar është 70 000 banorë dhe duhej të kishte me pak se 4 zyra elektorale”, thuhet në raportin e firmosur nga ekspertët Gëzim Jaupaj dhe Anida Nuri, për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Raporti për PDIU

Përpos LSI, edhe PDIU ka bërë rezistencë, duke mos pranuar monitorimin e shpenzimeve. “Vështirësia për të pranuar monitorimin, për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe për të pranuar fotografimin e ambienteve nga ato që i quajtëm kujdestarë të zyrave. Këtë e kemi zgjidhur me kontaktet të drejtpërdrejta me përgjegjësit e fushatave të cilët përgjithësisht kane bashkëpunuar.

“Vonesat në marrjen e përgjigjeve nga bashkitë, të cilat kanë detyrimin për verifikimin në terren të vendndodhjes së zyrave elektorale dhe të respektimit të dispozitave të udhëzimit të KQZ-së për afishimin e materialeve propagandistike. Këtë situate ne përgjithësisht e kemi amortizuar me kërkesat dhe marrjen e informacionit drejtpërdrejt nga bashkitë kur shkojmë për inspektim dhe kjo ka qenë e suksesshme.

Po kështu i kemi kërkuar përfaqësuesve të PDIU kërkesat që ata kanë bërë për këtë qëllim pranë bashkive. Mungesa e kujdestarëve të zyrave në kohën kur shkojmë për monitorim të cilën e kemi zgjidhur me telefonata apo duke pyetur”, thuhet në raport.

Financimi i fushatës së PDIU

Ekspertët thonë se zyrat e elektorale të PDIU janë ngritur me shpenzimet e simpatizantëve të kësaj partie. “Nga shqyrtimi i evidencës së marrë gjatë vëzhgimit dhe inspektimit në zyrat elektorale dhe aktivitetet e sipërpërmendura vlerësuar mbi bazën e kritereve ligjore konstatojmë se: Nuk u evidentuan më shume se një zyrë elektorale në lagjet dhe fshatrat që qenë objekt vëzhgimi dhe inspektimi. Materialet propagandistike kanë qenë të vendosura në perimetrin e 5 metrave aq sa është dhe kërkesa ligjore. Përdorimi i zyrave për qëllime elektorale bazohet kryesisht në donacione nga simpatizantët dhe jo në kontrata qiraje. Kjo pikë do të vazhdoje të jetë në fokusin tonë dhe në fazat e tjera të monitorimit”,

Partitë humbëse

Partitë humbëse në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, të cilat kanë ngritur pretendime për blerje votash me para droge, rezultojnë më problematiket sa i përket burimeve të financimit të fushatës elektorale dhe respektimit të ligjit zgjedhor.

LSI me probleme

Sipas raportit, LSI ka ngritur dyfishin e lejuar të zyrave elektorale. Militantët e LSI, në shumë raste, nuk i kanë lejuar për të hyrë në zyra elektorale, për të bërë matje, fotografi dhe për të marrë informacion.

Raporti, metodologjia e monitorimit të një zyre elektorale

Në procesin normal të monitorimit të një zyre elektorale, nëpërmjet vëzhgimit dhe inspektimit, ne kemi ndjekur një procedurë standard; prezantimi si ekspert financiar, shpjegim për qëllimi e monitorimit, prezantimi i detyrimeve ligjore që ka subjekti, kërkimi informacioni për përdorimin e ambienteve, marrja e lejes për të fotografuar ambientet e jashtme dhe realizimi i saj.

Objektivat që kemi parashikuar të realizojmë me këtë proces vëzhgimi dhe inspektimi janë:

– Numri i zyrave zgjedhore për një lagje ose fshat për të bërë kontrollin e zbatimit të rregullit që subjektet zgjedhore lejohen të ngrenë jo më shumë se një zyrë elektorale për lagje qyteti ose fshat.

– Madhësia e zyrave elektorale, për të bërë përllogaritjen e kostos financiare të veprimtarive, shërbimeve apo materialeve që përdoren për qëllime zgjedhore.

– Materialet propagandistike të përdorura, për kontrollin e llojeve te materialeve që janë objekt kufizimi dhe për qëllime të përllogaritjes se shpenzimeve.

– Vendosja e materialeve propagandistike, për të kontrolluar përdorimin dhe afishimin e materialeve propagandistike zgjedhore statike, përfshirë flamuj dhe postera në një distancë jo më të madhe se 5 metra larg zyrës elektorale të subjektit zgjedhor.

– Dokumenti i përdorimit të zyrës për të gjetur burimin e financimit, kontratë qeraje apo donacion nga simpatizantët.

– Materialet propagandistike të përdorura llojit dhe vendosjes së tyre.

– Sasitë e materialeve propagandistike të përdorura, për të realizuar kontrollin e llojeve të materialeve që janë objekt kufizimi dhe për qëllime të përllogaritjes së shpenzimeve.

– Dokumenti i përdorimit të ambienteve dhe pasjeve që shërbejnë për realizimin e aktivitetit për të llogaritur shpenzimet dhe burimet e mbulimit të tyre.

a.ç

Next Post
Mbi 1200 mesazhe në celularin e 20-vjeçarit që u vetëvra. Ja çfarë i shkruante ish-e dashura

Mbi 1200 mesazhe në celularin e 20-vjeçarit që u vetëvra. Ja çfarë i shkruante ish-e dashura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

June 27, 2026
Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

June 27, 2026
Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

June 27, 2026
Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbroheni

Kontrolle nëpër pishina, ISHSH: Në gatishmëri për çdo ankesë nga qytetarët apo referimi nga mjekët

June 27, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

June 27, 2026
Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

June 27, 2026
E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

June 27, 2026
Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

June 27, 2026
Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

June 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Qershor 2026

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In