• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpenzime luksi/ Batërdia e ministrave dhe drejtorëve të PD- LSI me ankandet

by Java News
19/07/2017 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat dhe drejtorët e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PDIU nuk dinë të ndalen. Edhe pse shumica e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit vendosën të mos i besojnë PD, LSI dhe PDIU qeverisjen e vendit, përfaqësuesit e tyre në qeveri sillen dhe veprojnë sikur sapo të kishin fituar zgjedhjet parlamentare.

Si mos të mjaftonte refuzimi për të dhënë natyrshëm dorëheqjen në respekt të verdiktit të qytetarëve, përfaqësuesit e tre subjekteve humbëse vijojnë të shpenzojnë paratë publike për shërbime luksi, të shpallin ankande dhe të lidhin kontrata.

Ndonëse ka një vendim të kryeministrit Edi Rama, të datës 5 korrik, për ndalimin e çdo procedure prokurori deri në fund të vitit, institucionet e drejtuara nga përfaqësuesit politikë të PD, LSI dhe PDIU vijojnë të shpallin tendera me vlera të mëdha si dhe të lidhin kontrata. Shpallja e tenderave dhe lidhja e kontratave, pas datës 10 korrik, konsistojnë në rikonstruksione godinash dhe zyrash, në blerje veshmbathjesh, Shtypshkrime, fletëpalosje, mirëmbajtje pajisjesh etj.

Tenderi i AKU 600 mijë USD për rikonstruksionin e godinës
Në buletinin e nr. 27 të datës 10 korrik, të Agjencisë së Prokurimit Publik, pra pesë ditë pas urdhrit të kryeministrit, figuron se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpallur tenderin me vlerë 600 mijë USD për rikonstruksionin e godinës së AKU.

Ndryshe nga sa parashikon vendimi i kryeministrit, nuk kemi të bëjmë as me një nevojë urgjente dhe as me një blerje të vogël. Kujtojmë se limiti për blerje të vogla është deri në 800 mijë lekë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është nën varësi të Ministrisë së Bujqësisë, që drejtohet nga Edmond Panariti i LSI, ndërsa vetë AKU drejtohet nga një përfaqësues i PDIU.

Vendimi i kryeministrit parashikon edhe pezullimin e vijimit të procedurave të prokurimit. Por, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e drejtuar nga teknikja e PD, Xhulieta Kërtusha, ka shpallur fituese një kompani për ndërtimin e një shkolle në Durrës, me vlerë 192,919,112 lekë. Gjithashtu, Ministria e Integrimit Evropian, ka zhvilluar tenderin për shërbimin e sigurisë fizike të godinës me vlerë 1 732 400 lekë.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme, me në krye teknikun e PD, Dritan Demiraj, pas urdhrit të kryeministrit, ka finalizuar tenderin për blerje materiale të buta dhe veshmbathje me vlerë 8 274 280 lekë.

Ankandet
Përpos firmosjes së tenderave, emërimeve politike dhe përplasjeve të brendshme, ministrat teknikë të Partisë Demokratike po nxjerrin në ankand objekte të ndryshme shtetërore, ashtu siç bëri Sali Berisha pasi humbi zgjedhjet në qershor të 2013.

Ministria e Financave, e drejtuar nga përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Helga Vukaj, për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë, ka nxjerrë në ankand ish-Qendrën Ekonomike të Drejtorisë së Shërbimit Publik në Gjirokastër për 1 546 011 lekë si dhe ish-Shtëpinë e Pionierit në Bajram Curri për 3 235 159 lekë.

Lëvizja e kryeministrit
Në datën 5 korrik, kryeministri Edi Rama, firmosi një vendim për të pamundësuar abuzimet me fondet e përfaqësuesve politikë të partive humbëse nëpër ministri dhe drejtori. Vendimi parashikon pezullimin e përkohshëm të fillimit dhe të vijimit të procedurave të prokurimit të fondeve në dispozicion të njësive të qeverisjes qendrore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2017.

“Përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël. Me kërkesë të argumentuar të titullarit të autoritetit kontraktor, për raste të veçanta dhe të nevojave urgjente, me miratimin e Kryeministrit, mund të lejohet vijimi i një procedure prokurimi. Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Abuzimi
Si mos të mjaftonte refuzimi për të dhënë natyrshëm dorëheqjen në respekt të verdiktit të qytetarëve, përfaqësuesit e PD, LSI dhe PDIU vijojnë të shpenzojnë paratë publike për shërbime luksi.

Vendimi i Ramës
Në datën 5 korrik, kryeministri Edi Rama, firmosi një vendim për të pamundësuar abuzimet me fondet e përfaqësuesve politikë të partive humbëse nëpër ministri dhe drejtori.

Tenderat e shpallur nga data 10-17 korrik
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, “Rikonstruksion i godinës se AKU”, fondi limit 63 335 079 lekë, data e zhvillimit të tenderit: 31/07/2017.
Drejtoria e Bujqësisë Tiranë. Objekti i prokurimit. “Punë veterinare për vaksinimin e kafshëve të llojit gjedh kundër LSD të Drejtorisë Bujqësisë Tiranë për vitin 2017.
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Objekti i kontratës: “Shërbime dhe pjesë këmbimi për sistemin ngrohje-ftohje të Ministrisë së Bujqësisë, për vitin 2017”. Fondi limit 2 500 000.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, “Ndërtim shkolla AMP “Beqir Çela” Durrës”, 216,343,318 lekë. Operatorin Ekonomik “ALBA Konstruksion” sh.p.k me ofertë 192,919,112.47, është identifikuar si oferta e suksesshme.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Objekti i kontratës: “Rikonstruksion i shkollës “Ali Myftiu” Elbasan”. Buletini Nr. 27 datë 10 Korrik 2017 Agjencia e Prokurimit Publik. Fondi limit 82,986,441 lekë.
Ministria e Integrimit Evropian, Shërbimi i Sigurisë Fizike të godinës së MIE me roje private. Oferta e Trezhnjeva shpk me vlerë 1 732 400 lekë është shpallur fituese.
Ministria e Punëve të Brendshme, “Blerje materiale të buta dhe veshmbathje” me fond limit 10 735 885 lekë pa Tvsh. Është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë “AN&RA” shpk dhe “Blerina Kapedani”, me ofertë ekonomike 8 274 280 lekë.
Qendra e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit. Objekti i kontratës: Mirëmbajtje magazine në QSHAMT. Fondi limit: 1 440 931 lekë.
Instituti i Shëndetit Publik. “Shtypshkrime, revista mjeksore, buletini, fletëpalosje etj”. Fondi limit: 1 190 330 lekë.
Spitali Universitar i Traumës. Objekti i kontratës: “Mirëmbajtja e përqendruar e disa pajisjeve mjekësore të prodhuesit Philips”. Fondi limit: 188,846,802 lekë.
Autoriteti i Aviacionit Civil. Objekti i kontratës Shërbimi i Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të Godinës së AAC-së. Fondi limit 2 127 806 lekë.

Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Objekti i kontratës: “Riparim dhe mirëmbajtje automjete dhe mjete lundruese” për objektin: Loti. I – re Riparim automjetet e drejtorisë. Fondi limit: 1,280 000 lekë. Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës Tiranë. Objekti i kontratës:“Blerje karburanti”. Fondi limit 16,240,000 lekë. /shqiptarja.com

ma.me

Next Post

Zef Maçi merr mandatin e deputetit pas ndarjes nga jeta të Gjovalin Kadelit

Comments 1

  1. Buron Gushnica says:
    9 years ago

    Kryeministri ka te gjitha tagrat ligjore per ti pezulluar te gjitha procedurat e prokurimit publik me fonde te buxhetit te shtetit. Kjo histori mbyllet ketu dhe asnje nga personat(nuk deshiroj ti ofendoj pasi duhen shqyrtuar rast pas rasti) nuk ka mundesi te procedoje me vazhdimin e prokurimeve perkatese. Kam dyshim qe lajmi nuk eshte transmetuar sakte, pasi si specialist i vjeter i prokurimeve publike qe jam, mendoj se nje pjese e madhe e procedurave kane qene ne zhvillim dhe jo se kane nisur nga e para. Psh, MPB patjeter qe e ka te mbartur proceduren e prokurimit. Te nderuar lexues dhe gazetare, thjesht per kulture, nje procedure prokurimi minimalisht zhvillohet ne rastin me te mire ne harkun kohor e 60-80 diteve kalendarike, ndersa kur ka ankimime zgjatet edhe shume me teper. Gjithsesi ne asnje menyre nuk dua te justifikoj veprimet e ndonje drejtuesi dikasteri ose njesie prokurimi gjate kesaj periudhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

January 31, 2026
Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

January 31, 2026
Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

January 31, 2026
Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

January 31, 2026
Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In