• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shpend Ahmeti i përgjigjet Kurtit, ky të shpall të korruptuar brenda natës

by Java News
29/12/2018 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ahmeti thotë se Kurti të shpallë të korruptuar brenda natës, nëse nuk i nënshtrohesh

Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në “038” të KTV-së i është përgjigjur Albin Kurtit, që po në KTV, në emisionin Rubikon, mbrëmë ka thënë se ky i pari është i korruptuar.

“Me qejf nuk isha marrë fare me këtë punë. Besoj se edhe Albini e din shumë mirë që kjo nuk është e vërtetë. Por ai udhëheqë një Lëvizje, ku nëse nuk pajtohesh me të brenda natës bëhesh i korruptuar, e kur i nënshtrohesh nuk merret me ty edhe nëse je i tillë. Unë e porosisë të merret me njerëzit që i ka aty, nëse nuk i ka informatat ja jap qysh i kam dhënë edhe në të kaluarën”, ka thënë Ahmeti.

Por Ahmeti ka thënë se e fton ish partinë e tij që të lë derë të bashkëpunimit e të ecet përpara.

 

“Unë them të ecin përpara, të lënë derë të bashkëpunimit, sepse Kosova ka armiq më të mëdhenj se njëri tjetrin”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net. “Nëse po thonë se jemi parti që i kemi 2 a 3 për qind, atëherë pse 97 për qind të kohës merren me neve”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, si duket për Vetëvendosjen nuk ka asnjë komunë tjetër përveç Prishtinës.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk po merret as me Prizrenin ku qeverisin, e as me Komunat tjera ku qeverisin të tjerët, por po merret vetëm me Prishtinën”, ka thënë Ahmeti.

Kurti tha se Ahmeti është i korruptuar, kur u pyet nëse do t’i dalë në debat televiziv atij.

“Unë nuk jam kryetar i Qendrës së Prishtinës, është Arben Vitija”, ka ironizuar Kurti, kur i është përgjigjur ftesës së Ahmetit për debat televiziv.

“Në çfarë cilësie ka thirrur debat. Në cilësinë e kryetarëve të partive a? A e ka ditur atëherë që është pjesë e delegacionit a jo?. Le t’i mbajmë zgjedhjet e kemi vend për debate”, ka thënë ai.

Kurti nuk dyshon se në qeverisjen e Prishtinës mund të ketë edhe korrupsion. Madje, atë e quan vetëm çështje teknike duke qenë se Ahmetit, sipas tij, tashmë i ka humbur fokusi në qeverisjen e kryeqytetit. Kur është pyetur se si po qeverisë Ahmeti me Prishtinën, Kurti ka thënë se së pari ka mungesë përkushtimi.

“Dhe së dyti, me dëbimin e Arben Vitisë, Nora Kelmendit dhe Yll Rugovës, praktikisht i ka dhënë sinjal edhe mafisë ndërtimore dhe shumë keqbërësve të tjerë se e ka hequr gardën dhe u ka thënë urdhëroni ta bëjmë Prishtinën siç keni ëndërruar ju, e ju ashtu siç e ka programin Vetëvendosje. Unë besoj se ka devijuar dhe kur devijon korrupsioni është çështje teknike”, ka thënë ai.“Pra po thoni që është i korruptuar”, ka qenë pyetja direkte.

“Po”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka komentuar edhe mesazhet personale mes grupit parlamentar të PSD-së, ku Ahmeti flet për një borxh të Kadri Veselit ndaj tyre.

“Aty bëhet fjalë për një borxh, tash borxhin privat ta lash me votë publike të deputetit, është vepër penale”, ka thënë ai. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Ndryshimet në qeveri, rrjetet sociale rekord memesh komike që nga Rama, Braçe, Basha…

FOTOT/ Ndryshimet në qeveri, rrjetet sociale rekord memesh komike që nga Rama, Braçe, Basha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In