• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpalosi flamurin në klasë, i riu shqiptar zhduket nga frika e serbëve

by A R
19/06/2019 01:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imer Haxhi Bytyqi është personi historia e të cilit na kthen pas në kohë. Për të, fatmirësisht janë të shumta kujtimet, por fatkeqësisht të paktat materiale që disponon familja e tij, lidhur me zhdukjen në një moshë mjaft të re. Imeri sot është në kërkim nga familjarët e familjes Bytyqi, pasardhësit me origjine nga fshati Arllat, Komuna Gllogoc. I lindur më 20 mars të vitit 1952, ai u largua nga banesa kur ishte ende një nxënës në Shkollën e Mesme të qytetit të Gllogocit. Familja e tij ka vendosur të rrëfejë këtë histori sot duke na dhënë detaje të jetës së Imerit, i cili sot është 67 vjeç.

Viti 1968
Viti 1968 ishte një situatë e turbullt politike në Kosovë ku nxënësit dhe studentët kosovar dolën në demonstrata kundër diskriminimit serb ndaj kosovarëve. Imer Bytyqi ishte një nga qindra pjesëmarrës në këto demonstrata, dhe jo vetë një nga të shumtët të rinj asokohe, që nuk u pajtuan me sistemin. Për këtë arsye ai pati edhe konfrontime verbale me një nga ish-profesorët e tij serb. Ndaj për t’i shpëtuar arrestimeve nga policia serbe, vendosi të largohet drejt Shqipërisë, së bashku me një nga shokët e të klasës Xhelal Hajdinin. Të dy, mbërritën në Vuthaj të Mal të Zi (zonë kufitare me Shqipërinë). Aty kishin qëndruar si mysafir në familjen e Ramiz Gjonbalajt, ku kishin pushuar për disa ditë. Nga andej ishin nisur nëpërmjet rrugëve nga mali për në Shqipëri.

Gjatë rrugës, bashkëmoshatari i tij Xhelali me të cilin ishin nisur së bashku u kap nga rojet kufitare shqiptare, në atë kohë Shqipëria një vend i izoluar në kohën e një tjetër regjimi, atij komunist. Shoku i Imerit burgoset për disa ditë dhe më pas kthehet në Kosovë. Ky është një variant i treguar nga Xhelali. Por ka dhe të tjerë versione që shoku i tij tregon. Ndaj ky dëshmitar është pak i besueshëm lidhur me mënyrën sesi është zhdukur Imeri. Ky i fundit nuk u kthye, me gjasa t’i ketë shpëtuar autoriteteve kufitare dhe nga ai moment i vitit 1968, familja nuk kishte asnjë informacion për fatin e tij.

Viti 2012
Në vitin 2012 i shoqëruar nga një djalë i ri Imeri kishte shkuar në vendlindje në Arllat, ku ishte prezantuar si Imer Bytyqi dhe kishte pyetur për familjarët. Makina me të cilën kishte ardhur ishte me targa të Tiranës. Ai ishte interesuar rreth dy ditë në vendlindje për familjen, e cila prej shumë vitesh ishte shpërngulur. Mesa duket për Imerin dhe kthimin e tij në vendlindje kishin mbetur ende të gjalla kujtimet e 44 viteve më parë kur ai shkëputi marrëdhëniet me familjen. I pashpresë për të gjetur gjurmët e familjes, me dy prindër që i la gjallë dhe nuk jetojnë më, ai ishte larguar.

Këtë episod familjarët e mësuan shumë vonë, ndërsa me rikthimin e tij në vendlindje frika se ai nuk ishte gjallë deri atë kohë tashmë nuk ekziston. Për këtë arsye dhe për mallin e gjithë këtyre viteve të shkuara me mungesën e Imerit, anëtarët e tjerë të familjes u interesuan në Shqipëri për të gjetur Imerin. Në pikat kufitare nuk arritën të zbulonin gjurmë të tij. Ata dyshojnë se Imeri tashmë ka ndryshuar gjeneralitetet.

Ndoshta kjo mund të jetë një arsye që në dy skaje jo fort të largëta në distancë nga njëra-tjera këta shqiptarë ende nuk gjetur me njëri tjetrin. Ata e besuan këtë histori, me shpresën se përmes emisionit “Pa gjurmë” do të jetë vetë Imeri, ai që mund të telefonojë. Në një lidhje telefonike, shoku i klasës Shaban Bytyqi ndan me dëgjuesit disa momente nga shoqëria e tyre.

“I kam shumë të freskëta kujtimet. Kam qenë edhe shok banke me të. Kishte talentin, idenë, por rinia e atëhershme nuk kishte të drejtën për shkollim. Imeri kur u regjistrua në gjimnaz, nuk arriti ta përfundonte vitin e parë dhe shkak i largimit të tij, ishte flamuri kombëtar që e kishte shfaqur në shkollë para shokëve të tij. Do t’i thoja se po të isha në vendin e tij, do kisha lajmëruar për hir të familjes”, tha Bytyqi.

Familjarët presin me padurim…Sot në familjen Bytyqi, kanë mbetur dy motrat, që Imeri i la (Hana) 15 vjeçe dhe (Mejremja) 6 vjeçe dhe sot kanë ndërtuar familjet e tyre. Por Imeri do të mund të njohë dhe vëllanë, që nuk e njohu kurrë, ai u lind kohë më pas zhdukjes së Imerit dhe sot jeton në diasporë.

Next Post
Del në ankand arma me të cilën vrau veten Van Gogu

Del në ankand arma me të cilën vrau veten Van Gogu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

June 26, 2026
Paralajmërim i AKSK: SMS mashtruese me gjoba të rreme, rrezik për të dhënat bankare

Paralajmërim i AKSK: SMS mashtruese me gjoba të rreme, rrezik për të dhënat bankare

June 26, 2026
Kina shpreh solidaritet me popullin venezuelian në përballimin e fatkeqësisë

Kina shpreh solidaritet me popullin venezuelian në përballimin e fatkeqësisë

June 26, 2026
Tensionet Izrael-Iran, Katz: Forcat tona janë gati për çdo skenar

Tensionet Izrael-Iran, Katz: Forcat tona janë gati për çdo skenar

June 26, 2026
Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të informacionit të klasifikuar

Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të informacionit të klasifikuar

June 26, 2026
Gonxhja i përgjigjet protestuesve: Mandati i marrë nga qytetarët duhet respektuar

Gonxhja i përgjigjet protestuesve: Mandati i marrë nga qytetarët duhet respektuar

June 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Shqiptarët e mirë dhe shqiptarët e këqij

June 26, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

Balla nxjerr videon: Ndiqeni vulën e mbylljes së diskutimit mbi komandantin e rremë të UÇK Dritan Goxhaj

June 26, 2026
“Do bëjmë revolucion, por kundër kujt?”, historiani sjell shembull nga 1914 për protestat në Tiranë

“Do bëjmë revolucion, por kundër kujt?”, historiani sjell shembull nga 1914 për protestat në Tiranë

June 26, 2026
Qeveria ndryshon menaxhimin e plazheve publike, Gonxhja jep detajet

Qeveria ndryshon menaxhimin e plazheve publike, Gonxhja jep detajet

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In