• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpallja e zgjedhjeve në Dibër/ PS kërkon tërheqjen e dekretit të Nishanit

by Java News
02/08/2016 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia socialiste kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Dibrës, që është 11 shtator 2016.

Burime nga partia Socialiste pohuan për gazetën “Panorama” se do t’i drejtohen zyrtarisht kreut të shtetit që të tërheqë dekretin pasi sipas saj, ky dekret është i pavlefshëm.

Argumenti për këtë është sepse vendimi i gjykatës kushtetuese nuk është shpallur zyrtarisht dhe nuk është botuar në fletoren zyrtare.

Me Dekretin Nr.9716, datë 02.08.2016, Presidenti i Republikës dekretoi sot “Caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër.”

Sipas socialistëve, “ky akt individual i Presidentit të Republikës ka dalë në mënyrë krejt të papritur në vijim të një “Njoftimi për Media” që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Peshkopi, z.Shukri Xhelili.

Sipas njoftimit për median, Gjykata Kushtetuese, në seancë plenare ka vendosur “Rrëzimin e kërkesës”.

Por sipas socialistëve, presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Dibrës vetëm pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave.

“Vetëm atëherë Presidenti i Republikës bëhet kompetent të shpallë datën e zgjedhjeve dhe jo kur këtë e merr vesh përmes një njoftimi paraprak, i cili ka vetëm vlerë mediatike, por jo juridike”, thanë burime pranë Partisë Socialiste.

Sipas të njëjtave burime, dekreti i nxjerrë nga kreu i shtetit është haptazi në kundërshtim me ligjin e për pasojë absolutisht i pavlefshëm, ndaj edhe si palë drejtpërdrejt e interesuar, në bazë të nenit 111 të “Kodit të Procedurave Administrative”, i kërkon Presidentit të Republikës të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ sa më shpejt, në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja të padëshiruara nga ligji.

Next Post

Kujdes! Smartfonët po ju shëndoshin

Comments 1

  1. sifi says:
    10 years ago

    NISHANI LIGJ KA VETEM URDHERIN E SALIUT KUSHTETUTEN NUK E ZBATON DHE KA TRE VJET QE E TREGON ME FAKTE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In