• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpalli Berishën “non grata”, Noka sulmon Britaninë: Lexojmë shqip, s’do lejojmë një Enver Hoxhë të dytë, pavarësisht nga vijnë bekimet e fermanët. Revolucion

by Java News
22/07/2022 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka reaguar më në fund dhe Flamur Noka, të cilit iu desh pak kohë më e gjatë se të tjerët, për të marrë veten nga shpallja “non grata” edhe nga Britania e Madhe, e Sali Berishësdhe per te percaktuar nivelin e sulmit ndaj britanikeve.

Ai akuzon SHBA dhe Britaninë se duan Enver Hoxhën sërish në Shqipëri, por ata nuk do ndalen.

“Sali Berisha ka 10 vjet në opozitë. Asnjë akuzë zyrtare, asnjë fakt dhe asnjë provë nuk ka kundër tij. Është lideri më pro-perëndimor që ka pas e ka Shqipëria. I deklaruar armik i papajtueshëm i Rusisë, i Putinit dhe i skemave të tyre në Ballkan.

Sali Berisha transformoi Shqipërinë, e anëtarësoi vendin në Këshillin e Europës, në OSBE, në NATO, liberalizoi vizat dhe ndërtoi autostrada me 1 milion Euro kilometri. Dyfishoi rroga e pensione, risolli liritë themelore për shqiptarët dhe riktheu Shqipërinë në hartën e vende demokratike të Europës.

Luftoi me zero tolerancë bandat dhe krimin e organizuar dhe i vendosi përpara drejtësisë. Nuk promovoi asnjë kriminel për kryetar bashkie e as për deputet.

I kundërti i tij Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Parlamentin dhe bashkitë i mbushi me kriminelë, vrasës e trafikantë droge, vendin e bëri protektorat të krimit.

Edi Rama i futi vazhdimisht thika Kosovës dhe çështjes sonë kombëtare për interesa të Vuçiqit.

Ai ndërton autostrada me 23 milion euro/km. Shpiku inceneratorët që të vjedhë qindra miliona euro “me ligj”. Edhe nëpërmjet të vdekurve po vjedh por s’e shikon kush, madje e shpallin “mbret të antikorrupsionit”.

Shqiptarët ama shohin. Shqiptarët nuk do të lejojnë një Enver Hoxhë të dytë, pavarësisht nga i vijnë bekimet.

Protesta historike e 7 korrikut tregoi se sovrani në Shqipëri ka parë dhe ka lexuar shqip gjithçka.

Sovrani nuk pyet çfarë iu shkruajnë e iu trillojnë kancelarive dyshja Rama-Basha.

Ngado të vijnë fermanët, nuk do mund ta frenojnë sovranin në këtë rrugë për rikthim të demokracisë dhe rivendosje të pluralizmit në Shqipëri!

Revolucioni demokratik do shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Flamur Noka./m.j

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Deri tani PD-ja ishte para një udhëkryqi, tani gjendet para humnerës

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Filloje Mul revolucionin se ushtaret militant po resin ! Ha ha ha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In