• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit! Vlora nderon Hirësinë e Tij Episkopin e Apollonisë Kozma Qirio në 25-vjetorin e jetëndërrimit të tij

by E S
10/08/2025 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me solemnitet dhe emocion të thellë, qyteti i Vlorës dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përkujtuan sot 25-vjetorin e jetëndërrimit të Episkopit të Apollonisë Hirësi Kozma Qirio, figurë e shquar shpirtërore dhe hero i besimit orthodhoks në kohët më të vështira të tij përgjatë periudhës së diktaturës ateiste, lindur në fshatin Bestrovë të Vlorës.

Një ditë përkujtimi plot nderim

Aktivitetet përkujtimore në nderim të këtij personaliteti të madh nisën me Shërbesat e Mëngjesores, Meshën e Shenjtë dhe shërbesën e Përshpirtjes të drejtuara nga Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joani, në bashkëmeshim me Mitropolitin e Fierit Hirësi Nikollën, Mitropolitin e Beratit Hirësi Astin dhe Episkopin e Krujës Hirësi Anastasin.
Kryepiskopi Joan në fjalën e tij përmendi përkushtimin e palëkundur të Hirësisë së Tij Kozma Qirio për t’i shërbyer Kishës dhe vlerave të përjetshme të Ungjillit në kohët më të vështira të diktaturës ateiste. “Jeta e tij është një dëshmi e gjallë se besimi dhe dashuria mund të mbajnë të gjallë shpresën edhe në kohët më të vështira të mohimit dhe pabesisë” theksoi Imzot Joani.

Të pranishëm ishin klerikë nga dioqezat e vendit, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe vendore, si dhe dhjetëra besimtarë e qytetarë të thjeshtë, të cilët e njihnin dhe e nderonin figurën e tij.

Shpallja “Qytetar Nderi” i Vlorës

Në një ceremoni të veçantë, Këshilli Bashkiak i Vlorës i akordoi Hirësisë së Tij Imzot Kozmait titullin “Qytetar Nderi”, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në ruajtjen e vlerave shpirtërore, forcimin e bashkësisë shpirtërore dhe mbajtjen të ndezur të pishtarit të besimit kur kjo vepër dënohej me ligj.

Ky vlerësim u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa titulli iu dorëzua At Ilia Qirios i cili është i biri i të lumurit Hirësi Kozmait.

Jeta dhe veprimtaria

Hirësia e Tij Kozma Qirio u lind në Bestrovë të Vlorës, në një familje të devotshme orthodhokse. Që në moshë të re u dallua për thjeshtësinë, urtësinë dhe prirjen e tij të natyrshme për t’iu shërbyer Kishës dhe të tjerëve. Arsimin fillestar e mori në vendlindje, ndërsa formimin teologjik e vazhdoi në shkollat dhe institucionet kishtare të kohës, duke fituar respektin e mësuesve dhe miqve të tij për seriozitetin dhe dashurinë për Zotin, Shkrimin e Shenjtë dhe dijen.

Si klerik dhe më pas si Hierark i Kishës, ai shërbeu në periudha të ndërlikuara për vendin, duke u bërë zë i fortë për mbrojtjen e besimit dhe për ruajtjen e unitetit shpirtëror. Në të gjitha shërbesat e tij, ai tregoi përulësi, mençuri dhe një dashuri të pakufishme për njerëzit, pa dallim gjendjeje shoqërore apo bindjeje. Ai i qëndroi pranë Fortlumturisë së Tij të lumurit Imzot Anastasit që nga momenti kur ai erdhi në Shqipëri në Korrik të 1991 e deri sa dorëzoi shpirtin e tij tek Perëndia.

Kozma Qirio u bë një pikë referimi për besimtarët orthodhoksë të zonës së Vlorës, Tiranës, Durrësit, Sarandës, Korçës dhe më gjerë, duke u kujdesur për besimtarët, duke i inkurajuar ata të mos hiqnin dorë nga besimi duke ofruar shembullin dhe modelin se asnjë pushtet apo fuqi njerëzore nuk mund ta zhdukë besimin.

Kujtimi që mbetet i gjallë

Pas Shërbesave të Shenjta, të pranishmit vizituan varrin e tij në Kishën e Pesë Martirëve në Bestrovë, duke vendosur lule dhe duke bërë lutje për shpirtin e tij. Në një tryezë të përbashkët vëllazërore, miq, bashkëpunëtorë dhe besimtarë ndanë kujtime e rrëfime të paharrueshme, duke dëshmuar se figura e tij vazhdon të frymëzojë edhe pas një çerek shekulli.

25-vjetori i ndarjes nga jeta i Hirësisë së Tij Kozma Qirio nuk ishte thjesht një përvjetor, por një mesazh i fuqishëm që vepra e mirë nuk shuhet, por mbetet e gjallë në kujtesën e njerëzve dhe në jetën e Kishës.

Një moment tepër emocionues ishte kur Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Imzot Joani vizitoi shtëpinë e Hirësi Kozmait si edhe bodrumin e kësaj shtëpie në fshatin Bestrovë ku ai u pagëzua prej Hirësi Kozmait në vitin 1974.

I përjetshëm kujtimi i tij!

Next Post
“Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama i përgjigjet komentuesit: I kam kuqezi! Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden

“Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama i përgjigjet komentuesit: I kam kuqezi! Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com