• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpallet në kërkim/ Aksidenti në digën e liqenit, reagon policia: BMW X6 drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt

by Java News
23/08/2023 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në digën e liqenit, ku një BMW X6 përfundoi në digën e liqenit.

Gjatë ditës së djeshme ra në pranga Eldi Allushi, ti cilit policia i gjeti patentën në makinë me dyshimit se ishte ke drejtuesi i automjetit.

Mirëpo pas hetimeve rezultoi se në makinë me të kanë qenë edhe Jurgen Allushi dhe Emiljano Nina, e pikërisht ka qenë ky i fundit, kushëri i Vis Martinajt drejtuesi i mjetit, të cilin policia tanimë e ka shpallur në kërkim.

Po ashtu ka nisur procedim edhe për Jurgen Allushin.

Në banesën e Emiljano Ninës, policia ka gjetur edhe një shkup bejsbolli, të cilin e ka sekuestruar në cilësinë e provës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur rreth orës 05:15, të datës 22.08.2023, në Rrugën e Kosovarëve, kanë arrestuar shtetasin:

-Eldi Alushi,, 26 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

-kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të të lirë për shtetasin Jurgen Allushi ., 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

– kanë shpallur në kërkim shtetasin Emiljano Nina,., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina., duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Alushi., për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

Shtetasi Emiljano Nina ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit Emiljano Nina. Policia vijon kontrollet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi./f.stafa

Next Post
Ukraina “dërgon” luftën në Rusi, sulmi me dron shkakton viktima mes civilëve në Belgorod

Ukraina “dërgon” luftën në Rusi, sulmi me dron shkakton viktima mes civilëve në Belgorod

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com