• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore nga Covid-19, Zëri i Amerikës tregon çfarë do ndodhë më pas

by Java News
25/03/2020 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri qeveria sapo shpalli mbrëmjen e të martës gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila parashikon të kufizojë aksesin në mjediset publike, të ndalojë tubimet, manifestimet dhe grevat, të kufizojë në minimum aktivetet e organeve publike, të vendosë në karantinë të gjithë të dyshuairt për COVID-19, të kufizojë lëvizjet brenda dhe jashtë shtetit.

Vendimi parashikon një mori masash për të gjithë institucionet shtetërore, subjektet private qytetarët, si dhe përdorimin e fondeve për nevoja emergjente.

Qeveria miratoi mbështetje financiare mujore për njerëzit më në vështirësi prej krizës që solli karantina e Coronavirusit, të cilët janë familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike apo të papunët e asistuar nga shteti.

“Ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij si minimale, por bashkëshorten e deklaron të punësuar pa pagë. Çdo i regjistruar si i vetëpunësuar me pagë apo pa pagë në biznes të vogël do të marrë një pagë mujore. Këta janë 60 mijë e 440 persona dhe shuma 710 milionë lekë të reja e pagave të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin e vogël në këtë kohë lufte, do të bëhet 1.57 miliardë lekë të reja” – tha kryeministri Rama.

Ai detajoi se shteti do t’i japë biznesit të vogël dyfishin e shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe, duke kompensuar gjithë të punësuarit a vetëpunësuarit në biznes të vogël, që nuk punojnë dot sot për shkak të karantinës.

Nga ana tjetër, 70 mijë familjeve me ndihmë ekonomike, që zakonisht marrin 340 milionë lekë, qeveria do t’u shpërndajë dyfishin e kësaj shum. Po ashtu, dyfishin e pagesave të papunësisë do të marrin edhe gjithë të papunët në regjistrin e ndihmës shtetërore.

“Janë 123 mijë familje më në hall se të tjerat në ketë vend që duhen ndihmuar” – tha zoti Rama, duke përsëritur thirrjet për qytetarët që të qëndrojnë mbyllur në banesa, derisa rreziku të kalojë.

Po sot, Bashkimi Europian njoftoi për një nidhmë konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar COVID-19. “4 milionë euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore; 11 milionë euro për mbrojtjen sociale; deri në 35 milionë euro për rikuperim ekonomik. BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje”, – shkroi në rrjetet sociale ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Më herët, një tjetër pacient me COVID-19 humbi jetën në Shqipëri, megjithë terapinë intenstive 10 ditore në Spitalin Infektiv.

Pacienti 49-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në Spitalin Infektiv, vuante edhe nga diabeti. Kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Edhe drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, rezultoi i prekur nga COVID-19 pas analizave.

Lajmin e konfirmoi ministria e shëndetësisë. Ai është njëherësh edhe anëtar i shtabit shtetëror të emergjencës.

Në 24 orët e fundit u zbuluan edhe 19 raste të reja me COVID-19 pasi janë kryer 74 testime.

Gjithsej janë gjetur 123 persona të prekur nga 930 raste të testuara.

Në Spitalin Infektiv janë 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre në terapi intensive, pjesa tjetër në gjendje të qëndrueshme.

Në hartën e zonave të prekura nga COVID-19 u shtuan edhe Lezha, Hasi dhe Berati, ndërsa qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri e Korça. /voa/

Next Post
Pse koronavirusi prek më shumë burrat se gratë? CNN rendit disa arsye

Pse koronavirusi prek më shumë burrat se gratë? CNN rendit disa arsye

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

12 orë fitimtarë

September 27, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com