• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpallet fajtor shqiptari në Zvicër, qëlloi brutalisht dhe vrau gruan pas dhunës psikologjike

by
17/11/2022 08:50
Des policiers controlent des automobilistes lors d'un controle de circulation comprenant la police et la gendarmerie genevoise et vaudoise ainsi que les gardes frontieres ce mardi soir 23 decembre 2014 sur la route Suisse entre Versoix dans le canton de Geneve et Mies dans le canton de Vaud. (KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

Des policiers controlent des automobilistes lors d'un controle de circulation comprenant la police et la gendarmerie genevoise et vaudoise ainsi que les gardes frontieres ce mardi soir 23 decembre 2014 sur la route Suisse entre Versoix dans le canton de Geneve et Mies dans le canton de Vaud. (KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Qarkut në St.Gallen e kishte shpallur fajtor shtetasin 69-vjeçar të Serbisë dhe Kosovës për vrasje nga pakujdesia në shtator të vitit 2020. Ajo e kishte dënuar atë me gjashtë vjet e gjysmë burgim dhe me dëbim nga vendi për shtatë vjet.

Kundër këtij aktgjykimi i akuzuari u ankua. Në seancën e apelit, avokatët e tij mbrojtës kërkuan dënimin me dy vjet burgim dhe heqjen dorë nga dëbimi nga vendi.

Në seancën e apelit i akuzuari tha se kishte ardhur në Zvicër gati 50 vjet më parë për shkak se gjendja ekonomike në vendin e tij ishte shumë e keqe, shkruan tagblatt.ch. Në vitin 1979 u martua me një bashkatdhetare dhe patën pesë fëmijë.

Gruaja dhe fëmijët fillimisht kanë qëndruar në Ballkan dhe nga viti 1994 janë zhvendosur edhe ata në Zvicër. Fillimisht, jeta me gruan e tij shkonte shumë mirë, shpjegon ai. Por, me daljen e tij në pension, në vitin 2013, gruaja kishte ndryshuar sjelljen dhe marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar.

Kryetari i trupit gjykues i ka ballafaquar të akuzuarin me përmbajtjen e aktakuzës. Aty thuhej se gruaja kishte filluar, në mënyrën e përshkruar si impulsive, ndonjëherë agresive të akuzonte rregullisht burrin e saj duke e fyer dhe poshtëruar, dhe duke i shkaktuar kështu lëndim të thellë emocional.

Fëmijët e tyre e përshkruanin vazhdimisht babanë e tyre si një person të këndshëm dhe të qetë, transmeton albinfo.ch. Ai reagonte ndaj sulmeve të gruas së tij duke qëndruar i qetë, i heshtur, këmbëngulës dhe ndonjëherë duke ikur. Ai kurrë nuk ishte i zhurmshëm apo i dhunshëm ndaj saj.

Me sa duket, fëmijët kishin trajtuar bashkë situatën e përkeqësuar në shtëpinë e prindërve të tyre. Ata kishin shkëmbyer mendimin se trajtimi psikiatrik ndoshta do t’i bënte mirë nënës. Gjatë marrjes në pyetje në prokurori, ata deklaruan se nëna e tyre në fakt (më herët) ishte një person me zemër të mirë, por më pas kishte “kthyer pllakën” dhe kishte filluar të fantazojë. I akuzuari konfirmoi përmbajtjen e cituar nga aktakuza.

Kundërshton dëbimin: Të gjitha kontaktet sociale i ka në Zvicër

Të Premten e Madhe të vitit 2019 (19 prill) ndodhi tragjedia familjare: Që në mëngjes, viktima mësohet se ka fyer dhe poshtëruar vazhdimisht bashkëshortin. “Edhe pse deri në atë moment ai i kishte duruar gjithmonë me qetësi tiradat dhe ofendimet e gruas së tij, këtë herë ai u soll ndryshe nga zakonisht, provokimet atë mëngjes shkaktuan një reagim të pakontrolluar”, thuhet në aktakuzë.

I dyshuari fillimisht e goditi gruan me grusht në fytyrë, më pas e kapi një lugë metalike këpucësh dhe e goditi gruan në vazhdimësi në kokë me të. Pas kësaj ai thirri policinë. Ai ka shpjeguar se kishte rrahur gruan e tij dhe se ajo ishte pothuajse e vdekur. Pas mbërritjes së ambulancës dhe policisë, ai ka lejuar të arrestohet pa rezistencë. Më vonë ai ka dëshmuar se kurrë nuk e kishte menduar të vriste gruan e tij.

Mbrojtja theksoi se gjykata më e ulët kishte shqiptuar një dënim të tepruar. Ajo nuk kishte marrë parasysh rrethanat që çuan në krim. Klienti i tij duhet të dënohet me burg me kusht prej dy vjetësh dhe të lirohet menjëherë nga paraburgimi në të cilin ndodhet prej një viti e gjysmë. Dëbimi nga Zvicra duhet të shmanget. Të gjithë fëmijët dhe nipërit e tij, me të cilët ka kontakte të ngushta, jetojnë në Zvicër. Ai ka punuar këtu për 40 vjet dhe nuk kishte rënë kurrë në kundërshtim me ligjin. Ai është i integruar mirë në Zvicër. Nëse do t’i duhej të kthehej në atdheun e tij, ai do të humbiste të gjitha kontaktet shoqërore.

Ulje vetëm simbolike e dënimit: Vendimi për dëbim nga Zvicra, mbetet në fuqi

Prokurorja kërkoi rrëzimin e ankesës. Gjykata më e ulët e ka arsyetuar me kujdes vendimin e saj, shpjegoi ajo. Ajo argumentoi se akti ishte shumë brutal dhe se intensiteti i tij ishte i pakuptueshëm.

Gjykata Kantonale e St.Gallenit ka shpallur vendimin e saj me shkrim. Ndonëse ka anuluar vendimin e gjykatës më të ulët, ajo vetëm sa ka ulur dënimin me burg nga gjashtë vjet e gjysmë në gjashtë vjet e tre muaj. Dëbimi nga shteti prej shtatë vitesh gjithashtu mbetet në fuqi. I akuzuari duhet të paguajë shpenzimet e të gjitha hetimeve dhe procedurave gjyqësore. Ato arrijnë në rreth 50.000 franga.

/e.d

Next Post
Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj SHBA-së

Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj SHBA-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

January 22, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

January 22, 2026
Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

January 22, 2026
Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

January 22, 2026
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

January 22, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

January 22, 2026
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

January 22, 2026
“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

January 22, 2026
Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld lekë për rritjen e pensioneve. Biznesi i vogël nuk paguan tatim-fitim deri në 2029

Rama-opozitës: Prisnit të më merrte SHBA si Maduro, tani do më votoni që të ulem në Shtëpinë e Bardhë!

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In