• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpallet emergjenca mjedisore në Elbasan

by A R
18/10/2017 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së tij të zakonshme, mesditën e sotme Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit metalurgjik që ndodhet në periferi të qytetit .

Të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak të Elbasanit  përcollën në mbledhje e kësaj mesjave shqetësimin e qindra e qindra qytetarëve të zonës së ish kombinatit Metalurgjik të Elbasanit sipas të cilëve disa prej kompanive industriale  që kryejnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, nuk përdorin filtrat pluhur thithëse duke krijuar një  situatë tejet problematike për shëndetin e mijëra banorëve të periferisë së qytetit të Elbasanit dhe jo vetëm.

Ndërkaq kryebashkiaku Qazim Sejdini u shpreh se shqetësimin i ngritur nga këshilltarët bashkiakë është për tu alarmuar shkruan Shqiptarja.

Sipas kryebashkiakut ky  është një shqetësim i ngritur disa herë edhe nga Bashkia dhe komuniteti dhe kontrollet që Bashkia e Elbasanit ka bërë në këtë zonë rezulton se njëra nga kompanitë nuk i përdor filtrat, ndërkohë që edhe kompani të tjera më të vogla shkaktojnë ndotje.

Madje kreu i Bashkisë shkoi edhe më tej kur propozoi shpalljen e emergjencës mjedisore, vendim i cili u mbështet nga të gjithë këshilltarët. Këshilli Bashkiak ngriti një grup pune, i përbërë nga specialistë të mjedisit, i cili do të ndjekë nga afër situatën në këtë zonë dhe problematikat do t’i përcillen Ministrisë së Mjedisit.

Sejdini tha se do të mbështesë fort nismën për të shpëtuar banorët e kësaj zone nga ndotja. Bashkia e Elbasanit gjithashtu ka instaluar aparate matëse të ndotjes në disa pika në qytet, një prej të cilave edhe në zonën e ish kombinatit metalurgjik, të cilat do të japin një pasqyrë të saktë të gjendjes së mjedisit.

Këto monitorime do të jenë të aksesueshme nga çdo specialist, institucion, apo qytetar në faqen zyrtare të Bashkisë së Elbasanit dhe në mediat lokale. Monitorimi 24 orë i gjendjes së mjedisit do të çojë më pas në përcaktimin e shkaqeve dhe marrjen e masave.

Por një tjetër burim ndotës me përmasa alarmante në këtë qytet është edhe impianti i ri i grumbullimit tê plehrave i cili në kohë të ndryshme gjatë ditë përhap erë mbytëse duke e bërë të pabanueshme lagjen “Skënderbej”./a.m.

Next Post
Njoftimi i ambasadës: Lotaria Amerikane rinis nga e para më 18 Tetor

Lotaria Amerikane/ Nis sot aplikimi, ja 440 profesionet që ju kualifikojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In