• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpallen në kërkim 2 persona për ekzekutimin e Demir Backës në Fier/ Dyshohet për vrasës me pagesë. Lihen të lirë 23 të shoqëruar

by Java News
25/10/2021 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende asnjë i dyshuar për ekzekutimin e 57 vjecarit Demir Backa. Aktualisht mësohet se janë lënë të lirë 23 personat e shoqëruar për deklarime. Policia ende asnjë prove drejt identifikimit te autoreve të dyshuar.

Nga hetimet rezultojnë të përfshire tre persona. Ata kanë ndjekur lëvizjet e Backës prej disa ditësh deri mbrëmjen e të shtunës që kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Ndërkohe policia e shtetit e prokuroria kanë shpallur ne kërkim policor 2 shtetas qe mund te kenë dijeni për ngjarjen pasi nga kontrollet s’janë gjetur ne banesa. Nga analiza e provave e dëshmive vrasësit sipas grupit hetimor janë paguar për të ekzekutuar Backën.

Dje në media është përmendur një pistë pasi një konflikt i vjetër me një personazh të njohur të botës së krimit me inicialet A.I., është një nga pistat kryesore ku po heton policia, lidhur me ekzekutimin e Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit.

Në vrasjen e Demir Backës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.

57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.

2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.

Brenda Benzit të djegur u gjetën një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë dërguar për ekzaminim.

57 vjeçari Backa ishte pronar i lokal ‘Piazza’ në Fier dhe një tjetër pistë ku po hetohet, sipas mediave, është një konflikt pronësie me një shtetas. Bëhet fjalë për 200 hektarë tokë të dhënë me koncension në Godull. Lidhur me ngjarjen, disa persona u shoqëruan. Backa, është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit Medi Backa, i njohur si Buc Backa, i vrarë në 1997-ën, bashkë me 23 persona të tjerë, në masakrën e Levanit.

g.kosovari

Next Post
“I hoqëm bukën nga goja”/ Rrëfimi i të afërmve të rivalit të bandës: Aldo Bare më tha “kur më vranë vëllain, nuk pyes për njeri”

“I hoqëm bukën nga goja"/ Rrëfimi i të afërmve të rivalit të bandës: Aldo Bare më tha “kur më vranë vëllain, nuk pyes për njeri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi u la në burg, avokati Maks Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë për korrupsion! Për lidhjet me Karçanajn…

“Jo celularëve në seanca”- Maks Haxhia: U kemi dërguar kërkesë, por GJKKO nuk u ka kthyer përgjigje avokatëve! Shkelen të drejtat

September 8, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjedi në Tropojë, humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

September 8, 2026
Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

September 8, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

September 8, 2026
Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

September 8, 2026
“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

September 8, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com