Ata u shpallën “Çifti i Vitit” në Maqedoni. Dhe në fakt duhej të shpalleshin të tillë edhe në rang botëror, pasi historia e tyre është shumë e rrallë, dhe padyshim shumë romaneske. Por si u njohën e u bashkuan, 35-vjeçari Bobi Dodevski nga Kumanova me 20-vjeçaren muslimane, Nura Arkavazi?
Pa shumë stërhollime, polici që u shndërru në “princ të kaltër” për të renë e stërmunduar nga rruga e gjatë dhe e brengosur nga ikja, pranonë të flasë për atë çfarë ndodhi me zemrën e jetën e tij në një intervistë për tesheshi.com…
Intervistoi: Mensur Krasniqi
Për shumë mediume të vendit dhe ndërkombëtare martesa juaj me emigranten nga Iraku është shpallur si “historia e vitit e dashurisë” për vitin 2016. Si ndiheni pas kësaj?
Po kjo për ne paraqet një befasi dhe kënaqësi të madhe, pasi që realisht të them se nuk kemi pritur një vëmendje aq të madhe nga mediumet.
A mund të na thoni se si ndodhi që u njohët me vajzën e ardhur prej së largu e cila tashmë është gruaja juaj?
Unë atë ditë sipas orarit nuk duhej të isha në punë. Mirëpo një koleg i imi ishte i sëmurë dhe unë në gjuhën e mirëkuptimit e zëvëndësova. Dhe pikërisht atë ditë unë e njoha Nurën, bashkëshorten time, në përpjekje për ta ndihmuar atë dhe familjen e saj pasi që asnjëri nga policët nuk dinin gjuhën angleze.
A nënkupton kjo se ka qenë dashuri në shikim të parë?
Pse jo, mund të thuhet që ishte dashuri në shikim të parë. Dhe unë gjithnjë kam besuar në fat. Edhe në dashuri.
Duke pasur parasysh që bëhet fjalë për dy përkatësi etnike dhe religjioze tërësisht të ndryshme, a paraqiste ndonjë problem për ju, atë ose familjet e juaja?
Për familjen time dhe shoqërinë jo, pasi që nuk kemi komplekse të tilla dhe jemi të hapur në këto çështje. Mirëpo për familjen e Nurës, në fillim e kishin problem të më pranojnë si dhëndër të tyre. Por me kalimin e kohës i kemi kaluar këto probleme.
Po ku jeton momentalisht familja e saj?
Ata momentalisht ndodhen në Gjermani dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.
A vazhdoni të komunikoni në gjuhë angleze me bashkëshorten, apo e ka mësuar gjuhën maqedonase?
Tash për tash në gjuhën angleze, por ajo ka filluar ta mësojë gjuhën maqedonase, ku mund të them 30 përqind të gjuhës e flet, ndërkohë që për të kuptuar nuk e ka problem. Kupton gjithëçka.
Cilat janë veçoritë të cilët më së shumti i pëlqeni te bashkëshortja në aspektin religjioz?
E pëlqej se është shumë mirë e kulturuar, dhe si një muslimane e devotshme di t’i respektojë edhe vlerat e religjoneve tjera.
A beson që Zoti ju ka shpërblyer me këtë martesë, veçanërisht për shkak të humanitetit tuaj gjatë qëndrimit në pikën kufitare me emigrantët?
Unë mendoj se gjithçka që ndodh është në dorën dhe vullnetin e Zotit, pavarësisht cilës fe i takon. Kështu që Zoti i shpërblen gjithë njerëzit me zemër të gjërë. /tesheshi.com/