• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpallen 50 vende për punësim në Gardën e Republikës/ Ja kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët nga fiziku deri tek arsimi

by
01/11/2021 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me anë të një njoftimi për shtyp, Ministria e Brendshme ka shpallur 50 vende të lira pune për pozicionin ”gardist”, ndërsa aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 20 Nëntor.

Aplikantët duhet të jenë më të rinj se 30 vjeç, dhe duhet të plotësojnë disa kritere fizike, ndërkohë që arsimi më i ulët që pranohet është ai i mesëm.

Njoftimi i ministrisë së brendshme:

SHPALLEN 50 VENDE TË LIRA PËR PUNONJËS TË NIVELIT BAZË NË GARDËN E REPUBLIKËS – Aplikimet e hapura deri në 20 Nëntor 2021 Kandidatët për punësim në Gardën e Republikës do të ndjekin kursin e formimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë.

I. KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:

a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
ç) të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
d) të jetë i moshës 19-30 vjeç; të jetë me gjatësi trupore jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe 170 cm për femrat;
dh) të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të kryer shërbim në struktura që, sipas ligjit, lejohet të mbajnë armë;
e) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
ë) të mos jetë në ndjekje penale;
f) të mos jetë përjashtuar ose larguar nga puna për shkelje ligjore apo disiplinore;
g) të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Aplikanti që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e mësipërme, nuk kualifikohet dhe nuk duhet të vazhdojë aplikimin.

II. DOKUMENTAT QË DUHET TË PARAQESIN KANDIDATËT: Aplikantët duhet të paraqesin në fazën e parë të konkurrimit dokumentet e mëposhtëm:

1) Kërkesë dhe Formularin e aplikimit që e shkarkoni online
2) CV (Kurikulum vitae)
3) Kopje të kartës së identitetit
4) Dëftesën e shkollës së mesme ose listë notash, të cikluar në Drejtorinë Arsimore të Rrethit, të fotokopjuar dhe të noterizuar.
5) Vërtetim nga Gjykata
6) Vërtetim nga Prokuroria
7) Raport i aftësisë në punë (sipas shtojcës V, të VKM nr. 596, datë 04.09.2019), nga mjeku i familjes.
8 ) Dëshmi për kualifikimet e kryera (nëqoftëse ka)
9) Deklaratë personale mbi pastërtinë e figurës (Plotësohet kur aplikanti paraqitet për testim)
10) Dy foto (9 X 12) me këmishë dhe kollare.
Dokumentet do të dërgohen me postë në adresën: “Garda e Republikës, Rruga e Elbasanit, Pallati i Brigadave, Tiranë”, brenda datës 20.11.2021.

III. SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT

– Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 3 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.
– Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet. – Aplikanti ka të drejtën e ankimit brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Komisioni i apelimit shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës me telefon ose adresë e-mail.

Kandidatët e kualifikuar në fazën e dorëzimit të dokumentave, duhet të paraqiten në orën 08:00 të datës 23.11.2021, në adresën: “Qendra e Formimit dhe Kualifikimit Profesional, të Gardës së Republikës, Mullet, Tiranë”.

Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza:
– Vlerësim i aftësive shëndetësore
– Intervista dhe testi psikologjik
– Testim i aftësive fizike

Aplikanti skualifikohet në rastet e mëposhtme:
a) nuk kalon kontrollin shëndetësor;
b) nuk kalon testin psikologjik;
c) nuk kalon testimin e aftësive fizike;
d) nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;

V. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët aplikues që të kualifikohen, duhet që në testimin fizik bazë të arrijnë rezultatin minimal 50 pikë. Renditja e kandidatëve do të bëhet sipas rendit zbritës të pikëve.

/b.h

Next Post
FOTO/ Peshon 8 tonë, rezistente ndaj sulmeve kimike, zjarrit dhe minave. “Cadillac 1” e Biden, një anije kozmike me katër rrota

FOTO/ Peshon 8 tonë, rezistente ndaj sulmeve kimike, zjarrit dhe minave. “Cadillac 1” e Biden, një anije kozmike me katër rrota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In