• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Peshon 8 tonë, rezistente ndaj sulmeve kimike, zjarrit dhe minave. “Cadillac 1” e Biden, një anije kozmike me katër rrota

by Java News
01/11/2021 11:56
President Donald Trump walks to greet people upon arrival at Minneapolis-Saint Paul International Airport in Minneapolis, Monday, Aug. 17,  2020. (Doug Mills/The New York Times)

President Donald Trump walks to greet people upon arrival at Minneapolis-Saint Paul International Airport in Minneapolis, Monday, Aug. 17, 2020. (Doug Mills/The New York Times)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina e përdorur nga presidenti amerikan Joe Biden duket si shumë lloje të tjera të ngjashme, por në fakt është një lloj anije kozmike, shkruan agjencia Ansa.

Makina presidenciale “Cadillac 1”, e cila quhet edhe “bisha”, është një lloj bunkeri me katër rrota.

Makina është rezistente ndaj sulmeve të mundshme kimike, zjarrit dhe minave, falë armaturës së blinduar 13 centimetra të trashë.

Makina peshon tetë tonë e gjysmë dhe është bërë në mënyrë që të mos përmbyset në rast përplasjeje.

“Cadillac 1” është i pajisur me një sistem të posaçëm drejtimi natën, që mundëson lëvizjen e sigurt me fenerët e fikur, me shpejtësi të plotë dhe në errësirë ​​të plotë.

Gomat janë të prodhuara nga një material i veçantë dhe janë rezistente ndaj sulmit me raketa dhe janë bërë në mënyrë që nëse janë të papërdorshme në rast dëmtimi, makina të mund të vazhdojë lëvizjen.

Dritaret janë prej pesë shtresash, me trashësi totale 13 centimetra.

Xhamat nuk mund të hapen, përveç atij pranë shoferit.

Makina presidenciale ka një motor turbo dizel prej 6600 kubikë, por për shkak të peshës së saj nuk mund të zhvillojë shpejtësi më shumë se 100 kilometra në orë.

“Bisha” harxhon një litër karburant çdo 500 metra dhe rezervuari është prej materiali rezistent ndaj zjarrit.

Makina e presidentit të SHBA-së është e pajisur me një sistem elektronik dhe telefon satelitor të teknologjisë moderne, që i mundëson presidentit kontakt të vazhdueshëm, të drejtpërdrejtë me zëvendësin e tij dhe Pentagonin dhe kontrollin e potencialeve ushtarake dhe bërthamore të vendit.

Makina e fundit presidenciale iu dorëzua Shërbimit Sekret Amerikan në vitin 2018.

g.kosovari

Next Post
Makina e drejtuar nga një i ri merr përpara këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Koplik/ Lëndohen 4 persona, 1 prej tyre në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com