Duhani është nje nga shkaktaret kryesor qe çon ne humbje jete. Sipas studimeve te Shëndetit Publik, 30 % e vdekjeve qe ndodhin ne Shqipëri, kane si nxitës kryesor cigaret. Pavarësisht ligjit antiduhan dhe masave qe prodhoi kjo nisme, ne vend nuk ka ulje te duhanpirësve. Madje vitet e fundit është rritur numri i femrave qe konsumojnë cigare.
Ne krye mbeten moshat 25 deri 35 vjeç. Ne diten botërore te duhanit, kreu i Drejtorisë Arsimore te Lezhës, Bardhok Pulaj, ka bere publik divorcin e tij me duhanin. Ne prani te nxënësve, Ministrit te Brendshëm dhe Ministres se Arsimit, ai i ka ftuar te gjithë të heqin dore nga ky ves, shkruan Dita. Ashtu si shume vende te Bashkimit Evropian edhe Shqipëria, do te behet pjese e nismës per ndryshimin pamjes se paktës se cigareve.
Ne 2018, paketat nuk do te kenë vetëm logo me ngjyra, por dhe fotot te organeve te njeriut, te dëmtuara nga duhanpirja.