• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shota” makina e parë shqiptare e luftës,Puca: Ja detajet teknike që e bëjnë special blindin

by A R
27/06/2024 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shota”, makina e parë e luftës e prodhuar në Shqipëri, është ekspozuar në panairin ndërkombëtar të armëve “EUROSATORY 2024” në Paris.

E prodhuar nga Kompania TIMAK, 100% shqiptare, prototipi i parë të një makine ushtarake të blinduar është pritur mjaft mirë nga kompani të ndryshme me eksperiencë të gjatë në këtë industri.

Sipërmarrësja Arjeta Puca e ftuar në emisionin “Ekspres” me gazetarin dhe moderatorin Nolian Lole tha se “Shota” është një prototip që thuajse nuk dallon fare nga simotrat e prodhuara në Europë, Turqi apo SHBA ndaj në panair ajo ka ngjallur interes të lartë te kompani të huaja dhe shtete aleate të Shqipërisë.

Rreth dy mijë kompani tha ajo, morën pjesë në këtë panair dhe vizitohet nga 60 mijë vizitor dhe për Shqipërinë ishte një panair me shumë rëndësi.

Duke treguar specifikat e prototipit “SHOTA” administratorja e TIMAK tha se, “SHOTA” është një makinë e blinduar në nivelin ‘BR7’ që shërben për transportin ushtarak dhe  e prezantuam në panair.

Prodhuesi shqiptar i automjeteve Timak tregoi se ky është automjet ushtarak i blinduar në vend, një automjet lëvizës këmbësorie.

“Brenda hapësirës të saj ka kapacitet për të mbajtur dhjetë trupa ushtarake me gjithë mjetet e tyre personale. Forca e blindimi të saj është BR7 që do të thotë është një nga nivelet më të larta teknike të blindimit, kjo tregon se nivelin e mbrojtjes balistike se deri në çfarë mase armatura e trupit mund të mbrojë kundër plumbave”.

Më tej ajo theksoi se, ekzistojnë disa standarde të ndryshme të mbrojtjes së armaturës së trupit të mjetit ; sa më i lartë niveli, aq më i lartë është mbrojtja. Për armaturën e automjeteve, ne kryesisht ndjekim nivelet e standardeve sikurse është kjo BR7. Ky standard është përcaktuar për klasifikimin e rezistencës ndaj plumbit të qelqit dhe përbërjeve qelqi/plastike të përbërë nga një ose më shumë shtresa qelqi, klasat BR1 deri në BR7, të përcaktuara sipas nivelit të mbrojtjes së ofruar.

Duke folur për interesin e treguar në panair, Arjeta Puca tregoi se ka pasur shumë interes për prototipin ‘Shota’ dhe treguan  dëshirë për të bashkëpunuar dhe nuk ishte thjesht vlerësim me fjalë.

“Kemi pasur interes nga kompani shumë të mëdha që janë të specializuara në këtë industri sidomos kompani amerikane, kanadeze, gjermane dhe Britanike”.

“Nga testet që i janë bërë xhami i ‘Shotës’ rezulton se arrin të përballojë kalibra të armëve automatike 7.62 milimetra. Nuk ka pasur asnjë problem si për pjesën e xhamit dhe blindin, ndaj ekuipazhi do të ishte shumë i sigurt. ‘Shota’ mund të armatoset me një mitraloz 12.7 milimetër, por dhe me një më të lehtë siç është ai 7.62 milimetër, i cili përdoret kryesisht nga ushtritë e NATO-s, gjathatu është dhe anti-minë në formë V-je.”.

Duke vazhduar me të tjera specifike, Puca tha se ka një motor 6.7 litrash me motor FORD 550 e një makine amerikane. Në krahasim me kompanitë amerikane apo gjermane SHOTA del me një çmim më të arsyeshëm. Nuk ka të bëj me cilin por me emrin e kompanive të tjera që automjeti I tyre del me një çmim më të lart.

E themeluar në vitin 2016, ‘TIMAK’ fokusohet në prodhimin, konvertimin dhe instalimin e superstrukturave të automjeteve të ndryshme, si ambulanca, kamionë zjarrfikës dhe konvertime të tjera të ngjashme.

Kjo kompani tha Puca, ka prodhuar edhe ambulanca të blinduara të cilat janë dërguar në Izrael në Ukrainë dhe në vende të tjera në konflikt.

/a.r

Next Post
“Shqipërinë e Madhe e krijoi Hitleri”/ Nuk ‘përmbahet’ ministri fashist serb: Të gjithë popujt kanë…

Serbia del kundër BE, Vulin: Pas sanksionimit të Rusisë na kërkoni të njohim Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com