• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shorti i Champions-it, Kukësi preferon Mariborin

by Java News
19/06/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisin ethet e Ligës së Kampioneve për Kukësin. Sot skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka do të mësojë kundërshtarin që do të sfidojë në debutimin historik në turin e dytë paraeliminator të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Në Nion të Zvicrës, UEFA do të hedhë shortin në orën 12:00 për turin e parë dhe të dytë të Champions-it, ndërsa një orë më pas do të zbulohen çiftet e skuadrave që marrin pjesë në Ligën e Europës. Këtë edicion në Europë, Shqipëria përfaqësohet me Partizanin dhe Skënderbeun si vendi i dytë dhe i tretë në kampionat, por gjithashtu Tiranën, që fitoi Kupën e Shqipërisë më 31 maj.

PREFERENCA

Por cilat janë preferencat e klubit verior për shortin e sotëm? Presidenti Safet Gjici kërkon një duel luksi me gjigantët skocezë, Sëlltik Gllazgou. Këtë kreu i klubit verior e ka deklaruar pak ditë më parë për mediat skoceze.

“Për klubin tonë, do të ishte një kënaqësi e vërtetë dhe një nder të përballemi me Sëlltikun në Ligën e Kampioneve. Unë nuk e kam vizituar asnjëherë Skocinë, por do të dëshiroja shumë, pasi miq të mi, të cilët kanë qenë atje, më kanë treguar se është një vend i këndshëm”, pat thënë Gjici.

Ndërkohë, i kontaktuar dje nga gazeta, menaxheri i klubit, Naim Halili, në lidhje me shortin deklaroi: “Preferoj të kemi si rival Mariborin. Nga skuadrat që janë të mundshme, gjykoj se sllovenët janë më të kalueshëm se të tjerët”.

shorti

Ndërkohë, shorti mund të vendosë Kukësin përballë me Astanën, ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku. Por, shanset janë që të kemi edhe një përballje Kukësi-Karabak, aty ku prej disa sezonesh aktivizohet kapiteni i kuqezinjve, Ansi Agolli.

STRATEGJIA

Deri më tani, Kukësi nuk ka qenë shumë aktiv në merkato, por sot pritet të nisë një javë komplet ndryshe dhe me shumë zhvillime te kampionët në fuqi. “Panorama Sport” zbulon se nga shorti varen shumë gjëra për strategjinë që do të ndjekin drejtuesit e Kukësit në merkato.

“Në rast bie një skuadër e kalueshme, atëherë klubi do të futet fuqishëm në merkato, me synimin për të tentuar kalimin e turit. Por, në rast se shorti do të vinte përballë Kukësin me një klub të madh Europian si Sëlltiku, Salzburgu apo Partizan Beogradit, natyrisht në merkato do të ketë më pak lëvizje të bujshme, pra klubi nuk do të shpenzojë shumë”, tregon për gazetën një burim i sigurt në klub. /panorama

ma.me

Next Post
Të shtëna me armë në Tiranë, policia sekuestron një gëzhojë

Të shtëna me armë në Tiranë, policia sekuestron një gëzhojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In