• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëristët që mërdhijnë

by Enkel Demi
14/03/2016 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

 Si gjithë qeveritarët e këtij vendi, Edi Rama nuk i shpëton dot tundimit për ta mikluar arrogancën me thënie të kripura, që çunat e Tiranës i thonë “të forta”, ndërsa latinët “batuta”.

Në intervistën e fundit pamë një kryeministër nervoz që u kërlesh me Fevziun, thua se gazetari ishte votuar për të përfaqësuar opozitën dhe atë e kishte zgjedhur populli për të bërë gërrnjarin në studio. Në mes shumë “të fortave”, hakërrimeve, akuzave, gjuhës së trupit, Edi Rama gjeti pak dekika për ta futur shoqërinë civile në arkëmort.

Me thënë të drejtën mendova që fill pas kësaj shpallje vdekje, shoqëristët civilë do të shkonin dhe do i zinin derën me protesta kryeministrit qysh në Klan, por atë natë binte shi i madh dhe frynte erë, kështu që demonstruesit do e kenë lënë këtë punë për më vonë. Kanë dëgjuar si ninullë “Bandiera rossa” dhe ia kanë këputur gjumit.

Tek e fundit, ditë e re, nafakë e re. Të gdhinte e nesërmja, shpresova, dhe ka për ta parë ky arrogant që lëshon “të forta”! Edhe të nesërmen ishte mot i lig, madje edhe të shtunën e këndit të lojërave të liqenit. Pikërisht të shtunën dikush e pyeti kryetarin e Bashkisë a pati protesta tek liqeni dhe ai i tha serbes se ka patur shi, ndaj ka vetëm punime për këndin e lojërave, se protestuesit nuk duan të lagen. E premtja dhe e shtuna pastaj shkuan me Zylien që dha emrin e Xhevries, me Salianjin që nxitoi në Mazrek. Me një fjalë e vetmja shoqëriste civile që prodhoi fundjava ishte ajo zonja e moshuar nga katundet e Tiranës që shet labot tek dera e shkallës së pallatit.

Të djelën, moti ishte pak më bujar. Çoku dilte ndonjë arnë diell, ndaj shoqëristët u ngjeshën dhe u mbathën e i lëshuan kryeministrit një copë gur në derë. “Është guri i vorrit i Rilindjes”, thanë ata. Këtë vaki në fakt e kanë bërë shumë të tjerë më parë, tani mund të ishin të dyzetat apo gjashtë muajt a viti, por meqë kryeministri tha për ta ca “të forta” dhe ata u munduan ta sfidojnë kryerilindasin me “të forta”.

Problemi është se doli një fije plagjaturë. Morti ishte shpallur që të enjten dhe të djelën robi nuk ka pse grindet për kufomën. Protesta, demonstrata, them se përfaqëson nivelin e zhvillimit të një shoqërie. Kur ajo jepet me zemër e shpirt pas një çështje, nuk ka si stepet, se bën kohë e mirë a e keqe.

Ata qytetarë që dolën në shesh në Budapest në -10 gradë me logjikën e shoqëristëve tanë duhet të bënin protestë pas dritareve të odave, se jashtë ishte acar. Braktisja në këtë mënyrë e meidanit rrëfen mungesën e kauzës, vullnetit, dëshirës dhe pa dyshim një shoqëri ende të rëndomtë që merr flakë si kashta. Histerikë për ca ditë, grindavecë me sho-shoqin për ca të tjera dhe gjumashë për çka tepron gjatë vitit.

Ndaj, në 1 qershor Erjoni i pret t’i tundë tek lisharset e reja tek liqeni.

Next Post

“Edhe Muhamedin e arrestoj po shkeli ligjin”, ministri egjiptian bën të fortin dhe... shkarkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In