• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëria shqiptare është e kredhur në një krizë morale

by Spartak Ngjela
24/01/2017 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Kot lodheni, sot e gjithe ditën: pa reformen në drejtësi kurrë nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri?

A e dinë këtë amerikanët dhe europiano-perëndimorët? Sigurisht që e dinë; dhe prandaj nuk duhet ta lejojnë, dhe nuk do ta lejojnë, një proces zgjedhor të organizuar tërësisht nga korrupsioni politik. sepse do të jetë interesante kotë: kjo klasë politike e korruptuar nuk mund të jetë më në Parlament. Por, sigurisht që këtë duket se ka frikë edhe Saliu që bën sikur nuk i do zgjedhjet, ngaqë mendon se ndërkombëtarët do thonë të kundërtën, meqë e di që ata nuk e pranojnë fare më si një qënie politikë për të ardhmen e afërt.

Shoqëria shqiptare është e kredhur në një krizë morale, nga e cila duhet të dalë patjetër, nëse nuk do që të shkojë drejt shpërbërjes së saj. Qarkullimi i elitave mes zgjedhjeve të lira e të ndershme është kushti ynë historik për demokracinë tonë; kurse Reforma amerikano-gjermane në drejtësinë shqiptare është momenti historik i domosdoshmërisë për të dalë nga kriza morale që po asfikson Shqipërinë si shtet.
Zgjedhjet e këtij viti duhet të ecin paralel me Reformën.

l.Arsyeja themelorë se përse nuk ka pasur zgjedhje të lira në Shqipëri, është fakti i konstatuar tani se asnjëherë nuk ka pasur një pushtet gjyqësor të pavarur në Shqipërinë postkomuniste. Ky që shihni është një pushtet gjyqësor i cili është ngritur me kast që të mos garantojë zgjedhjet e lira në Shqipëri. Korrupsioni politik bashkëjeton gjithmonë me korrupsionin e pushtetit gjyqësor, sepse pa korrupsionin e pushtetit gjyqësor, nuk mund të ketë korrupsion politik.

Kjo është arsyeja që vijimisht zgjedhjet janë manipuluar në Shqipëri. Urrejtja e korrupsionit shqiptar për hetimin penal të pavarur dhe për pushtetin gjyqësor të pavarur është dhe ka qënë njëlloj si urrejtja e Enver Hoxhes për drejtësinë.

Qëndrimi që një sistem politik ka kundrejt drejtësisë ndan demokracinë nga tirania. Liri dhe dinjitet individual nuk mund të ketë pa një pushtet gjyqësor që t’i garantojë ato; por as pushtet shtetëror demokratik nuk mund të ketë pa drejtësi te garantuar nga gjykata. Mungesa e këtyre ka sjellë krizën morale të shoqërisë shqiptare, e cila vijon në një shekull, por që sot është bërë akute.

ll.Korrupsioni politik shqiptar vodhi me ndihmën e pushtetit gjyqësor shqiptar, dhe u përplas gjatë gjithë vitit 2016 me politikën amerikane dhe europiano-perëndimore, kur kjo i kërkoi si kusht për antarësimin në BE suprimimin e gjykatës dhe prokurorisë aktuale. Kurse shqiptarët heshtën, por treguan sërish dobësinë e tyre për jetën moderne. Askush nuk pipëtiu. Ky fakt iu tregoi amerikanëve se gjendja e shoqërisë shqiptare është ende në një nivel të ulët në konceptimin e lirisë individuale. Kjo në fakt ështe kriza morale e shoqërisë shqiptate; sepse arsimi shqiptar dhe shkolla e lartë në Shqipëri kurrë nuk kanë mundur të bëjnë gjë konkte në ngritjen e koshiencës së lirisë në rininë shqiptate. Pasoja sigurisht që është gjendja e sotme. Kjo është arsyeja që kjë klasë e korruptuar politike nuk pranon që të bëjë reformën perëndimorë në arsimin shqiptar, sepse shoqëria nuk e ka forcën e duhur për të përballuar të keqen politike që po e sundon, dhe kjo i vjen përshtat kësaj klase politike.

Në funksion të dinjitetit individual dhe të virtytit, shoqëria shqiptare sot nuk mund të quhet as sokratiane, e jo më moderne që jo e jo.

lll.Shqiptarët sot janë të pushtuar plotesisht nga qeveritë, gjyqtarët dhe prokurorët. Një shoqëri eshtë e vdekur në funksion të lirisë së saj, kur politikanët, prokurorët dhe gjyqtarët aktualë e vjedhin, dhe ne funksion të kësaj, e dhunojnë. Ky realitet i cili njihet plotësisht nga shqiptarët dhe megjithatë nuk luftohet prej tyre, është shenjë absolute e dobësisë shqiptare, dhe sidomos kur, asgjë nuk lëvizi, kur e gjithë kjo tablo ù servir me ngulm goditës nga politika amerikane. Askush nuk lëvizi. Kishte mosbesim, por më shume kishte një apati e cila flet për një koshiencës të ulët qytetare.

Shoqëritë që nuk e përjetojnë lirinë si një gjë të brendshme të tyre, janë të destinuara për të qenë të shtypura nga sunduesit. Një popull që nuk ështe në gjendje të kuptojë se ku pikërisht i konsiston zgjedha, dhe thotë se kështu është kudo, nuk ka lidhje fare as me lirinë dhe as me dinjitetin e tij. Por këta njerëz janë edhe ahistorike, se nuk e njohin fare historinë e kohëve moderne.

lV.Të gjitha mungesat tona kanë sigurisht një arsye historike, por sot ka ardhur koha që t’i qëndrojmë me forcë Bashkimit me Evropën. Kurrë mos mendoni se korrupsioni mund të na çojë në Europë, sepse Perëndimi nuk e pranon fare këtë klasë politike shqiptare. Politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore kërkon ta zhbëjë. Prandaj kërkon me ngulm Reformën në Drejtësi. Kjo reformë e rropos klasën politike të korruptuar shqiptare, sepse pikë së pari e godet këtë në pushtetin gjyqësor, dhe, pasi ta ketë rinovuar plotësisht ketë sistem, me gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar, do të godasë penalisht të gjithë korrupsionin politik shqiptar.

Kjo është skema që po presim të realizohet, kurse korrupsioni po këlthet me zë të lartë për zgjedhje të reja në qershor sipas traditës së vjetër tiranike.

Çfarë zgjedhjesh prisni, zgjedhje si ato që janë bërë deri tani nga dy partitë jodemokratike? Kurrë mos e mendoni! Pa u strukturuar Reforma në Drejtësi, dhe pa filluar akuza kundër vjedhësve të politikës së lartë shqiptare, nuk mund te këtë proces zgjedhor, sepse sistemi zgjedhor aktual është sistem tiranik. I gjithë sistemi elektoral është i kontrolluar dhe i manipuluar politikisht.

Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe ky pushtet gjyqësor nuk ua garanton. Atëherë me sa mend duhet të lëmë hajdutët që të zhvillojnë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri sipas skemës së tyre korruptive? Vetëm ngritja e pushtetit gjyqësor të pavarur dhe të drejtë me ndihmën amerikane dhe europiano-perëndimore jep mundësinë që edhe shqipëtarët të formojnë realisht dinjitetin e tyre shoqëror dhe të vijojnë një jetë shoqërore me një strukturë shtetërore të dalë nga një proces zgjedhor i drejtë dhe demokratik.
Forca e çdo shoqërie vjen nga drejtësia shoqërore në veprim strikt ligjor.

Next Post
Halloween presidencial, Barack e Michelle kërcejnë “Thriller” (VIDEO)

Mishel dhe Barak Obama prezantojnë fondacionin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In