• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta shpërngulet para Bashkisë, PD akuzon Ramën e Veliajn për dhunën

by Aalison Pearse Stevens
21/02/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta kundër ndërtimit të një këndi lojërash tek parku i liqenit Artificial të Tiranës është shoqëruar me përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Mësohet se sot shoqëria civile ka dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa protestuesit kanë prishur gardhin rrethues, tek zona ku është planifikuar ndërtimi i parkut. Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se 6 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është Elian Tanini.

Sakaq, forca të shumta policore ndodhen aktualisht tek kodrat e Liqenit, për të mbarëvajtur situatën. Gjatë kësaj jave ka pasur një debat të gjatë publik lidhur me ndërtimin e parkut të fëmijëve tek Liqeni Artificial. Gjithçka nisi javën e shkuar, kur Kryetari Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë janë identifikuar disa pemë jo të shëndetshme, që do të priten për ti dhënë jetë një parku fëmijësh. Opozita, Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile janë shprehur kundër këtij vendimi.

Diskutimet kanë qenë të shumta dhe protestat kanë nisur që në fillim të kësaj jave, ku komponent të Partisë Demokratike, por dhe shoqërisë civile kanë prishur gardhin rrethues të zonës ku do ndërtohej parku. Bashkia e ka rivendosur atë, teksa sot shoqëria civile kishte paralajmëruar një protestë tjetër dhe tashmë mësohet se ka nisur të godas sërish gardhin rrethues.

Reagon PD

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se kanë urdhëruar policinë të dhunojë qytetarët që protestojnë kundër ndërtimit tek parku i liqenit.

Në një deklaratë për mediat, PD thekson se mbështet protestën e shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës dhe kërkon lirimin e personave që janë shoqëruar në polici.

“Partia Demokratike dënon ashpër dhunën e ushtruar sot ndaj të rinjve, ndaj të moshuarve, ndaj burrave e grave të Tiranës, që kanë dalë në mbrojtje të pasurisë së tyre, kanë dalë në mbrojtje të Parkut të Liqenit. Kjo dhunë e shëmtuar burracakësh është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, për të mbrojtur aferën korruptive të ndërtimit të paligjshëm. Partia Demokratike mbështet qëndresën e shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës. Ne jemi në krahun e tyre në këtë lëvizje vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe të demokracisë në vend.
Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm nga prokuroria dhe vënie para ligjit të policëve që kanë ushtruar sot dhunë si dhe eprorëve të tyre. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve që janë shoqëruar në polici.
Protesta e qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të pasurisë publike jo vetëm nuk ndalet, por do të përshkallëzohet deri në ndaljen e oligarkut lokal të Edi Ramës, mashtruesit të korruptuar Erion Veliaj. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen nesër në orën 10 para Bashkisë dhe më pas në marshimin e protestës drejt Parkut të Liqenit.”- thuhet në deklaratën e PD-së.

Para Bashkisë

Ndërkaq, protestuesit e kanë shpërngulur protestën e tyre para Bashkisë, duke i bërë thirrje policisë të lirojë të arrestuarit.

Next Post

Njihuni me gruan dhe me vajzën e Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In