• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëri që vret dhe engjëjt që vdesin në gjumë!

by Linda Karadaku
05/12/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

 Evropa dhe bota kanë hyrë në një xhiro marramendëse, të papritur, shokuese dhe të paparashikueshme politike ndërkohë që në Shqipëri, dy tmerre, brenda 24 orëshe na ngjethën mishin duke na treguar se nuk ka armik në botë që vret në këtë vend saç vrasim ne vetë.

Them, vrasim ne vetë, sepse jemi të gjithë pjesë e kësaj shoqërie që vret. Një monstër, hedh gruan lakuriq nga dritarja e banjos e katit të katërt, ndërsa një tjetër mbyt dy fëmijë-ëngjëj që ikin nga kjo botë dhunshëm, tmerrshëm, pas vetëm pak, aq pak vitesh jetë para se të iki edhe vetë.

Politika ndahet në komente, dikush thotë se diçka nuk funksionoi siç duhet, dikush thotë që ka burokraci, dikush se varfëria është shkaku, dikush se fajtore është politika vetë që promovon dhunën, duke harruar me dashje ose pa dashje, se të gjitha këto, janë arsye dhe shkaqe, por jo të vetmet. Problemi i vërtetë, real, thelbësor është vetë shoqëria dhe transformimi i saj regresiv dhe i dhunshëm, duke humbur vlerat njerëzore dhe respektin për më të çmueshmen gjë, JETËN.

Shoqëria dhe individët që e përbëjnë atë kanë një shpërfytyrim në thelbin e vet që prodhon monstra të tilla, një shpërfytyrim që sulmon dhe merr jetët e më të dobtëve, më të pambrojturve, sepse kanë forcën fizike për ta bërë, sepse një mashkull ka muskujt dhe krahë më të forta për ti vënë lakun në fyt, për ta hedhur nga dritarja, sepse një mashkull, sipas kësaj logjike, nuk ka nevojë për tru, po për përdorim të forcës fizike. Në thelb është forca dhe dhuna, jo argumenti, fjala kundër fjalës, jo jeta kundër vdekjes.

Po të guxonim ta shihnim pak veten në pasqyrë si shoqëri, do të shihnin se ky model funksionon kështu, kaq frikshëm, kaq tmerrshëm, i forti ka të drejtën e forcës të vrasë, të marrë, të ulërasë, të dëgjohet, madje edhe të ecë përpara në jetë. I dobëti, i brishti, i miri, i ndershmi, i arsyeshmi ka lindur për të vuajtur, për tu dhunuar, për tu vrarë, për të heshtur nëse do të mbetet gjallë, për të duruar deri në infinit që “I forti” të ketë pak mëshirë, pak mëshirë…

Dhe shteti është aty, burokratik dhe i vonuar, që nuk ka ose nuk i përdor mekanizmat socialë dhe ligjorë për  të mbrojtur qytetarët e vet më vulnerabël nga monstruoziteti I këtyre që nuk di më as si ti quaj. Shumëkush I quajti kafshë këto monstra, duke fyer kafshët që luftojnë për të jetuar dhe mbijetuar, por nuk shqyejnë sojin e vet si këta.

Pakkush bën pyetjen thelbësore, çfarë po ndodh me këtë shoqëri, pse dhe si arritëm deri këtu, çfarë i bëri gratë, vajzat dhe fëmijët shënjestra kaq të lehta për monstrat. Çfarë ndodh në mendjen e monstrave të tilla që arrijnë deri në marrjen e jetëve të pafajshme në mënyrë kaq makabre.  Dhe përsëri dhe përsëri bëj pyetjen, si arritëm deri këtu???

Çfarë e deformoi kaq përbindshëm këtë shoqëri, që vret, var, flak nga dritaret trupa grash dhe fëmijësh? Çfarë e deformoi këtë shoqëri kaq shumë sa të çohesh në mëngjes me frikën se kush e ka pasur radhën sot për të shkuar dhunshëm në atë botë? A mund të rikthejmë vlerat e një shoqërie që respekton jetën e njeriut si më të shtrenjtën, më të paprekshmen, që lufton për ta mbrojtur atë, që kupton kodin bazik të besimit në Zot se ti nuk mund t’ia marrësh jetën fëmijëve, grave dhe vajzave të pambrojtura.

Çfarë dreqin po ndodh në këtë vend, nuk ka Kanun, ligj dhe arsye ta shpjegojë! Dëshpërimisht, i lutem Zotit ta shpëtojë këtë vend nga monstrat; dëshpërimisht, i lutem Zotit të mbrojë të dobëtit, të pafajshmit, gratë dhe fëmijët; dëshpërimisht, i lutem Njeriut, të mbrojë Njeriun dhe Jetën!

Next Post
Atë nuk e njeh askush, por se shpejti ajo do t’i deklasojë të gjitha femrat

Atë nuk e njeh askush, por se shpejti ajo do t’i deklasojë të gjitha femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In