• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shoqatat e biznesit kundër blerjes së energjisë në treg të lirë/ Ministria: Do analizojmë të gjitha kërkesat

by A R
22/12/2021 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pas kërkesave të Shoqatave të biznesit kundër blerjes së energjisë në treg të lirë drejtuar qeverisë.

Ministria thekson se do të analizojë të gjitha kërkesat e tyre, për të pasur një qasje pozitive për mbështetjen e bizneseve prodhuese në këtë moment të vështirë.

Duke mirëkuptuar situatën e krijuar për shkak të krizës globale energjetike, Ministria thotë se do të analizojë të gjitha kërkesat në këtë moment të vështirë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kushtet e detyrimeve ligjore për liberalizimin e tregut të energjisë, në zbatim te ligjit nr. 44/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe angazhimeve të marra në kuadër të përafrimit me legjislacionin e BE, e konkretisht me Direktivën 2009/72/KE, ka dëgjuar me vëmendje kërkesat e 11 shoqatave të bizneseve, të shprehura publikisht sot.

Duke mirëkuptuar situatën e krijuar për shkak të krizës globale energjetike, si dhe duke vlerësuar rëndësinë e zhvillimit të biznesit në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike të vendit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të analizojë të gjitha kërkesat e tyre, për të pasur një qasje pozitive për mbështetjen e bizneseve prodhuese në këtë moment të vështirë. Në ditët në vazhdim MIE do të komunikojë publikisht qëndrimin e saj për të adresuar dhe mitiguar shqetësimin e shoqatave të biznesit të shprehur sot”, tha Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Edhe pse nuk po blihet më jashtë, bizneset pas 1 janarit pritet ta marrin energjinë me çmim tregu, që referencën e ka te bursa hungareze, sepse ajo shqiptare nuk është ende aktive.
Pas 1 janarit bizneset do kenë mundësinë që të gjejnë furnizues privatë, ku ERRE ka listuar plot 26 kompani të licencuara. Nëse nuk arrijnë të firmosin një kontratë me ato, atëherë OSHEE i jep mundësinë që ta marrin po nga ta, por me çmim që përcaktohet çdo muaj duke llogaritur kostot.
Momentalisht çmim në treg të lirë është 32 lekë Kë/h, trefish më i shtrenjtë se ai aktual, gjë e cila sipas bizneseve do t’ua vështirësojë atyre operimin në treg, duke i rritur kostot dhe sjellë situata të çuditshme në janar, ku shumë prej tyre edhe mund të mbyllin qepenat.
“Në kushtet aktuale, që çmimi i importit është rritur shumë, kuptohet që kjo politikë tregtare e emergjencës, është jo fitimprurëse. Shqipëria ka një potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtojë kapacitetin e prodhimit të brendshëm me 33%. Me këtë shtesë të prodhimit të hidrocentraleve, do të mund të plotësonte kërkesat e brendshme për energji, pa qenë e varur nga çmimet e importit dhe nga kriza e energjisë.
Biznesi vendas dhe i huaj është njoftuar që prej janarit të 2022, se 7538 biznese do të bëhen pjesë e tregut të liberalizuar të energjisë elektrike. Shoqatat e biznesit shqiptare dhe të huaja pasi u njohën me këto ndryshime kundërshtojnë këto masa, pasi ky ndryshim do të sjellë si pasojë: rritjen e ndjeshme të kostove të prodhimit, të kostove të shpërndarjes, të magazinimit të mallrave dhe produkteve”, shkruhet në kërkesën e shoqatave.
Sipas tyre, kjo do të sjellë rritjen e çmimeve të produkteve në tregun vendas. Rritja e kostove të prodhimit do të sjellë uljen të prodhimit, ulje të importeve dhe esporteve, duke rezultuar në një tkurrje të ekonomisë, e cila do të pasohet me uljen e punësimit dhe uljen e kontributeve e taksave.

Kërkesat e shoqatës së biznesit:

1. Të qartësohen dhe garantohen kushtet për një treg energjetik të stabilizuar, të paanshëm, joarbitrar, demokratik, pasi nuk ekzistojnë absolutisht kushte të tilla për daljen në treg të 7538 subjekteve sipërmarrëse, të cilat aktualisht furnizohen me energji nga operatori publik. Nuk mund të hyhet në një treg pa ditur më parë rregullat e funksionimit të tregut. Aktualisht në Shqipëri nuk ka as treg të liberalizuar dhe as bursë energjie, e cila është kushti vendimtar për vetë ekzistencën e tregut të energjisë elektrike.
2. Të mos rriten tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë. Propozimi i OST-së dhe OSHEE Sh.a. për rritjen e tarifave përkatëse të shpërndarjes dhe transmetimit është i pabazuar në kostot reale të këtyre dy subjekteve. Në kushtet aktuale të krizës energjetike, rritja e këtyre tarifave nuk reflektohet proporcionalisht me kostot që ka operatori i transmetimit dhe ai i shpërndarjes. Citojmë propozimin e OST-së për rritje të tarifës, i cili nuk justifikon humbjen ekonomike dhe kostot e tij.
3. Të miratohen ndryshime të nevojshme ligjore për lehtësimin e procedurave të vetëprodhimit të energjisë elektrike nga shoqëritë e vogla, të mesme apo klientë familjarë pa u limituar te fuqia e instaluar 500 kë nga panelet diellore, por edhe duke përfshirë burime të tjera të rinovueshme të tilla, si era apo uji.

4. Kërkojmë që rritja e çmimit të energjisë të jetë transparente dhe të reflektojë vetëm pjesën e tarifës së energjisë së importuar.
5. Të krijohet urgjentisht një tryezë teknike negociatash me praninë e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe komunitetit Europian.
6. Nëse nuk do të ketë asnjë dialog për krijimin e tryezës teknike, shoqatat e biznesit që kanë përgatitur këtë deklaratë, do të ndërmarrin veprime të tjera të dakordësuara, që do të komunikohen pas datës 24 dhjetor.
Shoqatat e biznesit:

-Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë
-Bashkimi Tregtar i Shqipërisë
-Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri Proeksport Albania
-Shoqata e Investitorëve të huaj (FIAA) CCIA-Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri
-Shoqata Shqiptare Turizmit – ATA
-Shoqata e ricikluesve të Shqipërisë Shoqata Shqiptare e Energjisë se Rinovueshme – AREA
-Shoqata e Përpunuesve të Miellit Dhoma e Tregtisë Francë-Shqipëri.

/a.r

Next Post
Përjashtimi/ Basha: Vendimi që mora ishte i drejtë, por nuk pështy mbi Berishën

Ish themeluesi i PD: Veç Berishës prisja të shpallej 'non grata' dhe Lulzim Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In