• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shoqata e Turizmit në Shqipëri shpërndan alarmin për sezonin

by Aalison Pearse Stevens
26/06/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) jep alarmin se punimet që po kryhen nga qeveria në disa zona bregdetare, papastëritë dhe ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike do ta dëmtojnë seriozisht turizmin këtë vit.

“Ndërsa në këto 3 vite nuk u mbajt premtimi për stimulim të industrisë me një paketë dinjitoze fiskale, sikundër fqinjët, të paktën sot nuk duhej të kishim ndërprerje të energjisë elektrike, rritje të çmimi të energjisë në mënyrë abuzive, kjo e konfirmuar edhe nga ERE, si dhe luhatje tensioni dhe dëmtim pajisjesh në të gjithë vendin”, thuhet në një deklaratë të ATA, transmeton lapsi.

Shoqata shpreh gjithashtu shqetësimin se plazhet janë të papastra, si pasojë e mbetjeve urbane të pa-mbledhura dhe punimeve që po kryhen në mes të sezonit. Infrastruktura rrugore, lë gjithashtu për të dëshiruar.

“Qytetet kryesore bregdetare janë kthyer dhe kanë mbetur në kantiere ndërtimi. Prania e plehrave dhe papastërtitë kanë krijuar vatra insektesh dhe sëmundjesh dhe kafshë rrugësh në shumicën e rasteve të pa-vaksinuara.

Akset rrugore që furnizojnë zonat strategjike bregdetare janë më të ngushta se shëtitoret e këmbësorëve buzë detit. Ende ka një situatë të paqartë për administrimin e plazheve. Industria nuk e meritonte këtë perfomancë dhe sforcim në vigjilje të një sezoni delikat”, shprehet ATA.

Në deklaratë kritikohet edhe mungesa e stimujve fiskalë nga qeveria. “Në një skenar të ri, i cili përmban sfida dhe mundësi të padiskutueshme, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia unifikojnë politikat dhe veçanërisht stimujt fiskalë për të tërhequr sa më shumë turistë nga Europa.

Të tre këto vende subvencionojnë deri në 15 euro për çdo natë qëndrimi për çdo turist. Në veçanti Maqedonia vë në dispozicion një fond prej 5 milionë eurosh për të stimuluar fluturimet “loë cost” dhe qëndrimet në vend.

Mali i Zi po ndërton resortin më luksoz në Mesdhe. Serbia investon në pasurimin e portofolit të eventeve, ndërkohë që Shqipëria fillon sezonin e vonuar me energji 48 % më të shtrenjtë dhe shërbime ri-konstruktuese të sistemit të shpërndarjes së energjisë në vijën bregdetare nga 15 – 30 korrik dhe 12 orë ndërprerje të energjisë në ditë”, vijon më tej deklarata.

Punime po kryhen në plazhin e Vlorës për ndërtimin e lungomares dhe po ashtu edhe në Himarë, për ndërtimin e shëtitores së re. Ne veçanti banorët e Himarës e kanë kundërshtuar ndërtimin e shëtitores, pasi e konsiderojnë si betonizim të ranishtes dhe prishje të harmonisë së qytetit. (b.an)

Next Post

800 USD në ditë paguan Kim Kardashian për dukjen e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In