Shoqata e të Zhdukurve “Përkorë” në Podujevë ka reaguar për homazhet e Hashim Thaçit që i ka bërë para lapidarëve të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Kryetari i kësaj shoqate, Latif Mehmeti, ka thënë se Thaçi duhet ta dijë se me vizita dhe përkulje para lapidarëve të serbëve të vrarë, Serbia kurrë nuk do të lejoje zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Latifi ka shtuar se Serbia dhe zyrtarët e saj shtetëror, asnjëherë nuk i përmendën krimet e kryera nga aparati i tyre shtetëror.
“Asnjë zyrtar serb nuk u përkulë para varreve të shqiptarëve të vrarë. As nuk pranuan përgjegjësinë”, përgatiti Koha. (b.an)