Shoqata e gjuetarëve paralajmëron protesta. Shkak i këtij paralajmërimi është bërë moratoriumi i gjuetisë që pritet të shtyhet edhe për 5 vite të tjera nga qeveria, ndërkohë që në vend janë shënuar me dhjetëra raste paligjshmërie.
Për shoqatat e gjuetarëve dhe peshkatarëve kjo masë nuk rezultoi e suksesshme sepse pretendojnë për shkelje të tij. Ata paralajmërojnë dhe protesta ndaj kësaj shtyrjeje.
Ligji për moratoriumin e gjuetisë u miratua në janar të vitit 2014 dhe përfundonte ketë vit në muajin Mars, por u kërkua shtyrja e tij. Një përfaqësi e kësaj shoqate kërkon heqjen e moratoriumit dhe lejimin e gjuetisë.