• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shoqata e Bankave: Sistemi bankar në rritje

by A R
10/11/2015 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikoi sot të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e tretë të vitit 2015 si dhe të dhënat e agreguara mbi sistemin për muajin shtator 2015, sipas të cilave totali i aktiveve të bankave tregtare arriti në rreth 1,325 miliardë lekë në fund të muajit shtator, me rritje vjetore prej 4.1%.

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në nivelin 15.8%, ndërkohë që sistemi bankar mbetet likuid dhe i qëndrueshëm. Totali i depozitave të vendosura pranë bankave arriti në fund të shtatorit në 1,090.3 miliardë lekë, duke vijuar tendencën rritëse si në terma tremujor ashtu edhe krahasuar me një vit më parë, respektivisht me një rritje prej 1% dhe 3.8%. Në rritje paraqiten si depozitat e individëve edhe ato të bizneseve. Në fund të muajit shtator depozitat e individëve janë rreth 17 miliardë lekë më të larta se fundi i vitit 2014, dhe 1% më të larta se niveli i qershorit 2015.

Paralelisht, zhvillime pozitive kanë shfaqur edhe depozitat e bizneseve, të cilat në dy vitet e fundit janë shfaqur vazhdimisht me rritje çka mund të reflektojë futjen në sistem të një pjese të pagesave të shlyerjes së detyrimeve të vonuara nga Qeveria.

Depozitat u rritën 14,9 miliardë lekë

Depozitat e bizneseve në fund të shtatorit ishin 10.7% ose 14.9 miliardë lekë më të larta se një vit më parë. Teprica e kredisë së pashlyer në fund të tremujorit të tretë paraqitet në rënie prej 1%, megjithatë po të konsiderohet efekti i provigjionimit të kredive me probleme portofoli ka mbetur lehtësisht i pandryshuar nga niveli i qershorit. Kjo ecuri e aktivitetit kreditues është ndikuar nga kreditimi i dobët i bizneseve, portofoli i të cilëve gjatë kësaj periudhë ka qenë përgjithësisht në rënie.

Kredia për individë ritme të qëndrueshme

Kredia për individë vazhdon të shfaqë ritme të qëndrueshme rritjeje vjetore prej 2.5%. Kjo rritje është mbështetur kryesisht tek kreditimi për nevoja për konsum, ndërsa kreditimi për shtëpi edhe pse vijon të promovohet nëpërmjet produkteve bankare, ka konfirmuar një kërkesë të dobët.

Kredia e re e disbursuar gjatë tremujorit të tretë 2015 ishte në total rreth 55.7 miliardë lekë dhe në pjesën më të madhe (rreth 78 për qind) e dhënë për bizneset. Cilësia e portofolit të kredisë është përmirësuar lehtë nga tremujori në tremujor, me një nivel prej 20.6% të kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit shtator në krahasim me 20.9% në qershor 2015, por ndjeshëm më ulët se 25% që ishte ky nivel në fund të të njëjtit tremujor një vit më parë.

ATSH

Next Post

Rikthehen kontrollet e dyfishta në kufirin me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In