• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shoqata e Bankave: Rriten huatë në ndjekje

by A R
13/01/2016 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajt tetor-nëntor 2015 është konstatuar një rritje e fortë me 57 milionë euro e huasë nga 30 deri në 90 ditë vonesë, duke reflektuar faktin se dhe individë, apo dhe biznese, që deri tani kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për të shlyer kreditë, tashmë po fillojnë të ndihen në vështirësi.

Ndërsa kreditë me probleme në total shënuan rënie në nëntor, duke zbritur nën 20% për herë të parë që nga fundi i 2011-s, një tjetër tregues po kthehet në shqetësues.

Sipas të dhënave të detajuara nga Shoqata e Bankave, huatë në ndjekje (30 deri në 90 ditë vonesë), kanë shënuar një rritje të fortë në tetor dhe nëntor, duke arritur ne 43 miliardë lekë në fund të nëntorit, apo 8 miliardë lekë (58 milionë euro) më e lartë se në shtator 2015.

Sipas klasifikimit të Bankës së Shqipërisë që huatë në ndjekje ende klasifikohen si kredi e mirë, por kanë potencial për t’u shndërruar në problematike (nëse kalon mbi 90 ditë pa shlyer huanë, atëhere kredia klasifikohet nënstandarde dhe hyn te huatë me probleme). Ky zë u rrit me 3.5 miliardë lekë vetëm në tetor, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave dhe në nëntor rritja ishte edhe më e lartë, me 4.5 miliardë lekë, ndërkohë që gjithë muajt e tjerë të 2015-s kishte qenë konstante, ose në ulje. Sipas Bankës së Shqipërisë, huaja klasifikohet “në ndjekje” kur gjendja financiare e kredimarrësit dhe flukset hyrëse të parasë janë të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet, pavarësisht vështirësive financiare të momentit, dhe se nuk ka shenja përkeqësimi të gjendjes për të ardhmen. Gjithsesi, rritja e huave në ndjekje është një tregues se vështirësitë ekonomike po prekin edhe ata kredimarrës që deri tani kanë qenë në rregull me pagimin e kësteve mujore.

Në fund të nëntorit, huaja në ndjekje arriti në 7.3% të totalit të kredisë, nga 6.5% muajin e mëparshëm.

Next Post

Veliaj: Xhamia e Namazgjasë, stoli për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi dhe plagosi gruan me sëpatë, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë!

August 27, 2026
VIDEO/ Kujt po ia shkel syrin Grida Duma në Kuvend?!

Përflitet si Zv/kryeministre në shtator, reagon Grida Duma: Flini të qetë, vera mbaroi bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve!

August 27, 2026
KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ ankim në KAS

Bashkiaku i Kuçovës s’e humbet postin, Kreshnik Hajdari mbetet në detyrë! KAS konfirmon vendimin e Celibashit, ja si u votua

August 27, 2026
Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

August 27, 2026
Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

August 27, 2026
Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

August 27, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

E rëndë në Farkë, makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

August 27, 2026
I nxehti ‘pjek’ Gjermaninë, vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima!

I nxehti ‘pjek’ Gjermaninë, vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima!

August 27, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

August 27, 2026
“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com