Një grua nga shteti i Utah, në Shtetet e Bashkuara, që prej vitit 2006 ka marrë mesazhe kërcënuese në email-in e saj.
Mesazhe që shprehnin se do të kishte sulme seksuale. Pas kaq shumë vitesh, ajo morri forcën që te denoncojë në polici.
Por ajo që mësoi më vonë, do bënte që jeta e saj të merrte kthesë tjetër.
Nëna e tre fëmijëve, është informuar nga hetimi i policisë, se burri saj është ai që i ka dërguar mesazhe kërcënuese në email, gjatë tërë kësaj kohe.
Burri i saj më vonë e ka pranuar aktin, me arsyetimin se këtë e ka bërë si hakmarrje ndaj diçkaje që ajo kishte bërë 10 vite më parë.
Sipas The Salt Lake Tribune, çdo herë kur gruaja merrte këso lloj mesazhesh kërcënuese, ishte burri i saj ai qe e përkrahte.
Ajo ndonjë erë merrte edhe 40 mesazhe në ditë. Çifti tashmë janë ndarë, dhe gruaja është duke u ruajtur nga policia. Mbi burrin e saj tashmë rëndojnë 10 akuza.