Makabritetet e ISIS nuk kanë të sosur. Militantët e Shtetit Islamik kanë ndërmarrë një veprim shokues teksa kanë ekzekutuar më shumë se 200 fëmijë sirianë brenda territorit të kontrolluar prej tyre.
Sipas Daily Mail, fëmijët u ulën në gjunjë, ndërsa pas tyre qëndronin militantët e armatosur.
Një militant hap zjarr i pari, duke i qëlluar fëmijët individualisht. Më pas edhe të tjerët hapin zjarr mbi fëmijët. Video mendohet se është bërë brenda Sirisë, me shumë gjasë në Raka.
Shteti Islamik njihet për ekzekutimet barbare, por nuk ka pasur ndonjëherë raportime për një ekzekutim fëmijësh në këto përmasa. Nuk dihet përse janë vrarë fëmijët.