Vdekja e fëmijës 3-vjeçar sirian për një politikan britanik nuk është faji i BE-së por i vetë prindërve. Peter Bucklitsch, ish- kandidati i UKIP, një parti euroskeptike britanike tha se 3-vjeçari Aylan Al-Kurdi, foto e të cilit ka shokuar botën, vdiq për shkak të prindërve të tij. Sipas tij, prindërit e fëmijës ishin të babëzitur për një jetë më të mirë.
“Siriani i vogël ishte i veshur mirë dhe i ushqyer mirë. Ai vdiq për shkak se prindërit e tij ishin të babëzitur pas një jete të mirë në Europë,” shkruajti ai në Twitter.
Por, për shkak se pas deklaratave të tij pati një zemër të madh online, llogaria e tij u mbyll.











