Një miliarder koleksionist veturash luksoze me një vlerë mbi 1 milionë euro, i gjeti të gjitha të djegura kur hapi sot derën e garazhdit të tij në Britaninë e Madhe. Një Lamborghini Aventador porftokalli prej 330,000 stërlinash, një Rolls Royce Phantom dhe një Bentley ishin disa prej makinave të pasanikut që u shkrumbuan tërësisht.
Pronari i një kompanie limuzinash VIP, Zafron Hussain ndihet i pasigurt për të ardhmen e kompanisë së tij 15-vjeçare që jep me qira makina luksoze për evente si dasma dhe mbrëmje mature. Sot, Z. Hussain, oftoi 28 mijë euro për këdo që jep informacione për pirromanin.










