• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shoferi që u mori jetën dy vajzave, Arbër Tivari rezulton person problematik, para 1 viti u plagos me armë

by Java News
28/11/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident tragjik u mori dy vajza dhe la të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia e Durrësit sqaroi se drejtuesi i automjetit, 26- vjeçari Arbër Tivari, ka humbur kontrollit e makinës duke u përplasur me trafik ndarësen, përplasje e cila ishte fatale për dy pasagjeret e mjetit.

“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasja S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet. Ndërsa shtetasi A. T, është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën”, tha Policia e Durrësit në njoftimin paraprake.

KUSH JANË VIKTIMAT

Pak orë pas përplasjes tragjike, Policia identifikoi dy viktimat e aksidentit. Ato janë Silva Gjergji, 26 vjeçe dhe Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga 26-vjeçari, Arbër Tivari. Ata kishin darkuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Durrësit dhe po ktheheshin në Tiranë rreth orës 02:00 të mëngjesit. Pas përplasjes fatale, i riu është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte 26-vjeçari. Për pasojë, ai ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur furishëm për bordurat anësore të rrugës. Përplasja ka qenë fatale për dy pasagjeret. Ende nuk dihet nëse i riu kishte konsumuar alkool në momentin e aksidentit apo ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Si viktimat ashtu edhe 26-vjeçari i plagosur do t’u nënshtrohen analizave dhe ekzaminimeve mjekoligjore për të zbuluar nëse kishin konsumuar lëndë të ndaluara.

Arbër Tivari nuk është emër i panjohur për Policinë e Durrësit, pasi rreth një vit më parë përfundoi në spital me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Ngjarja ndodhi më 22 mars 2021, kur Tivari mbeti i plagosur me armë zjarri pas përplasjes së makinës me një tjetër person. Përveç Tivarit që u arrestua, Policia shpalli në kërkim Ardit Buçpapajn.

Në atë kohë, pati dyshime se dy të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike në qytetin bregdetar. Policia ushtroi kontrolle në banesën e Tivarit, duke zbuluar armë dhe municione luftarake. Tivari është arrestuar të paktën tre herë nga Policia lokale, ndërsa njihet si person problematik në qytetin bregdetar.

/s.f

Next Post
VIDEO/ Kapen në Dubai 8 baronët e drogës, shkatërrohet karteli që furnizonte 1/3 e Europës me kokainë

VIDEO/ Kapen në Dubai 8 baronët e drogës, shkatërrohet karteli që furnizonte 1/3 e Europës me kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com