Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40 në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas policisë, drejtuesi 53-vjeçar me iniciale K.M. humbi kontrollin e automjetit të tij tip “Kama”, mjet me karroceri, dhe aksidenti një këmbësor. Për shkak të përplasjes së fortë, ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarja. Viktima është rreth 60 vjeç, ndërsa identiteti nuk dihet ende.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
g.kosovari