• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shoferi doli nga makina pasi autorët i prenë rrugën”, si u ekzekutua Mond Çekiçi në Durrës

by A R
20/03/2021 10:15
Mond Çekiçi

Mond Çekiçi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit. Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi, është vrarë me armë zjarri në një atentat. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 16 të qytetit. Klan News raportoi se autorët i kanë prerë rrugën 40-vjeçarit, i cili po udhëtonte në një makinë sëbashku me shoferin e tij. Pasi shoferi ka dalë nga makina për të pyetur se çfarë ka ndodhur, autorët kanë dalë nga mjeti i tyre dhe kanë ekzekutuar Koçin.

“Dyshohet se ndaj 40-vjeçarit është qëlluar me breshëri automatiku. Dyshohet se kanë qenë më shumë se dy autorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë. Nga dëshmitë e para mësohet se autorët nuk kanë qenë të maskuar në momentin që kanë qëlluar ndaj tij. Është ky versioni që vjen nga dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm pasi zona është mjaft e frekuentuar në orën ku ka ndodhur krimi”, raportoi gazetarja Enkeleda Arapi.

Mond Çekiçi është një person me rrezikshmëri, pasi ka qenë pjesë e bandës së Lulzim Berishës. Ai ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë. Në vitin 2009 është dënuar me 2 vjet burg. Emri i 40-vjeçarit është lidhur me disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar, prandaj një nga pistat kryesore që po hetohet është ajo e larjes së hesapeve. Gazetarja Enkeleda Arapi raportoi se në zonën ku ka ndodhur krimi janë sekuestruar disa kamera sigurie që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

“Edmond Çekiçi njihet si person problematik në qytetin e Durrësit. Ka qenë pjesë e bandës së Lulzim Berishës vite më parë. Në qytetin bregdetar njihet edhe si Mond Çekiçi. Ka një të shkuar të rënduar kriminale. Policia aktualisht krimin e lidh me aktivitetin e tij kriminal të mëparshëm duke dyshuar që edhe vrasja ka të bëjë me të shkuarën e tij. Nuk përjashtohen edhe pistat e fundit sa i përket aktivitetit të tij nëse ky i fundit ishte përfshirë në ndonjë aktivitet kryesisht kriminal në trafikun e lëndëve narkotike”.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe thotë se po punohet edhe në Sukth, atje ku u gjet makina e djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët. Policia po kërkon për prova, të cilat mund të shërbejnë për identifikimin e tyre. Mësohet se në ambientet e Policisë së Durrësit po shoqërohen disa persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje të rëndë.

/a.r

Next Post
“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën”, rrëfimi ndryshe i Luljeta Bozos, nga 35 librat e botuar te prioritetet si deputete

"Kush kapet pas Enverit, është zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes" Bozo: Vlerësimi im për profesionistët e kohës, jo për diktatorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In