Një shofer mauneje në Itali është denoncuar për atentat kundër sigurisë së transportit, pas manovrave të çmendura që ka bërë në autostradë.
Në mënyrë të pabesueshme, shoferi i kamionit TIR, 30 vjeç, vendosi të kthehej prapa, duke prerë rrugën me gjigantin 18 metra të gjatë, për të kaluar në korsinë e kahut të kundërt.
Videoja është shpërndarë në Twitter nga policia rrugore e Italisë.
Repubblica/d.i.









