• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shmangen radhët dhe burokracitë, pensioni merret në bankë pa komision

by A R
13/10/2017 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 banka në vend ofrojnë mundësinë e marrjes së pensionit, duke shmangur radhët apo pritjen e postierit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 7 banka. Por si merret pensioni në bankë?

Mjafton një kërkesë pranë bankës dhe libreza e pensionit, në mënyrë që në muajin pasardhës të merret pensioni në bankë. ISSH sqaron se më pas procedura ndiqet nga specialistët e tyre. Pensionin e merrni në bankë pas asnjë komision, pasi tarifat paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Në çdo rast që tërhiqni pensionin në bankë, të moshuarit nuk paguajnë asnjë lek, kjo vlen edhe në rastin kur lekët tërhiqen nga bankomati.

ISSH
“Për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, shërbimi cilësor ndaj qytetarëve është objektivi më i rëndësishëm, prandaj duam të eleminojë burokracitë dhe radhët e panevojshme. Një nga këto shërbime është edhe pagesa e pensioneve në banka, e cila e ndërthurur edhe me sistemet informatike i mundëson qytetarëve që të marrin përfitime të drejta, në kohën e duhur. Kjo do të thotë më shumë mundësi dhe më shumë përkushtim, në respekt të atyre që kanë punuar gjithë jetën!”, – thotë në një njoftim Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Edhe Drejtori i ISSH Astrit Hado u shpreh pak ditë më parë se marrëveshja me bankat shmang burokracitë dhe lethtësimin e procedurave për të moshuarit.

Përfitimet që merren në bankë
Sipas ISSH-së të gjitha llojet e përfitimeve mund të merren në bankë, duke filluar që nga: Pensioni i pleqërisë. Pensioni i invaliditetit. Pensioni familjar. Ushtarakët. Pilotët fluturues në pension. Ushtarakët e nëndetëseve. Punonjësit e nëntokës, minierës. Pensionet e posaçme shtetërore. Invalidët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë. Veteranët e luftës. Punonjësit e industrisë ushtarake. Skema e dëshmoreve. Personat që gëzojnë tituj shkencorë. Punonjësit e shtetit

Llogaritja e pensionit
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore, shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar aplikuesi për pension, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social.

Ndërsa shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Por, në çdo rast shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. /shqiptarja.com/b.d

Next Post
Barcelona do e riemërtojë stadiumin

Barcelona do e riemërtojë stadiumin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In