Ndotja e ajrit në Shkup ka rritur kërkesën për maska mbrojtëse. Çmimi i tyre varion nga 200 deri në 899 denarë (3.5 deri 15 euro) ndërsa më shumë kërkohen maskat me karbon që pastrojnë ajrin dhe i evitojnë grimcat PM 10.
Nëpër rrjetet sociale gjithashtu mund të vërehet numër i rritur i shpalljeve ku ofrohet jo vetëm shitje e maskave, por edhe pastrim i ajrit nëpër hapësira, si dhe bombola me oksigjen.
Express/d.i.