• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkup, kamionisti: Dy prindër më zgjatën fëmijën t’ua shpëtoja, por uji i mori të tre

by Aalison Pearse Stevens
08/08/2016 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 25 të vdekur, shumë të humbur, mes tyre shumë viktima shqiptare që jetonin në rrethinat e Shkupit dhe Tetovës, kanë humbur jetën nga përmbytjet tragjike në Maqedoni.

Situata mbetet ende e rrezikshme, ndërsa shumë dëshmitarë kanë ndarë tronditjen e asaj që kanë parë me mediat.

Reshjet e shiut kanë shkarkuar vërshimit e liqenit të Smilkovcit në autostradë, duke marrë disa jetë njerëzish, mes të cilëve edhe një fëmijë. Vladimit Angellovski, shofer i një kamioni, ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur uji i furishëm i ka rrëmbyer nga duart një fëmijë.

Ai tha për agjencinë AA se po përpiqej ta mbante fëmijën që ta shpëtonte, por uji e kishte marrë atë përpara bashkë me prindërit e tij.

“Pas meje ishte një makinë e vogël. Brenda ndodheshin një burrë, një grua dhe një fëmijë. Ata më kërkuan ndihmë. Burri nxori fëmijën nga dritarja që të ma jepte. Në momentin që doja të kapja fëmijën, uji i mori ata të tre përpara.

Më rrotulloi edhe mua dhe për një orë e gjysme mbeta i bllokuar në kamion”, është shprehur për mediat lokale Angellovski.

Ai ka shtuar se në të gjitha anët e rrugës thirrej për ndihmë. Banorët që jetojnë rreth liqenit janë afruar të gjithë që të ndihmojnë dhe policia me ndihmën e shpejtë kanë mbërritur me vonese për shkak të bllokimit të rëndë të rrugëve. Ndërkohë ka pasur shumë banorë që kanë komentuar tmerrin që kanë parë.

Banorët e lagjes “Hasanbeg” janë shprehur se diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë dhe e kanë krahasuar situatën me një cunami. “Deri në këto momente janë dy pleq shqiptarë, njëri në Kamenik, dhe një plakë, është humbur një burrë shqiptar me tri vajzat e veta dhe të shoqen, trupi i një burri tjetër shqiptar ka ardhur bashkë me ujin që nga autobani”, është shprehur ai, duke shtuar se viktima vinte nga zona e rrugës “Xhon Kenedi”.

Banori nga lagjja “Hasanbeg” ka deklaruar për “Tetovasot” se kufoma e burrit shqiptar që mbërriti me ujin kishte mbërritur në oborrin e shtëpisë së tij. Ai kishte në xhep letërnjoftimin e një gruaje shqiptare, që e ka lënë banorin të hamendësojë që edhe vetë viktima ishte shqiptar.

Jozyrtarisht thuhet se janë rreth 30 persona të vdekur. Banorët thanë se me vite të tëra kanë kërkuar rregullimin e kanalizimit për të shmangur situata të tilla, por se fatkeqësisht nga autoritetet kompetente nuk është ndërmarr asgjë në këtë drejtim. Sipas tyre, problemi qëndron tek unaza dhe jo te liqeni.

Uji është mbledhur aty dhe ka përmbysur autobanin. Ndërkohë, e gjithë lagjja e Rashtakut është përmbysur nga reshjet. Ishte pikërisht kjo zonë nga ku nisën përmbytjet dhe vërshuan në Stajkovcë dhe Hasabeg, ku morën shumë viktima.

Banorët e kësaj lagjeje thanë për “Alsat M” në Maqedoni se ishin përpjekur të qëndronin në katet më të larta të shtëpive të tyre, ose mbi muret rrethuese për të mbetur gjallë nga vrulli i ujit. Në këtë lagje nuk kishin mbërritur autoritetet komunale me gjithë telefonatat e vazhdueshme të banorëve. Shtëpitë ishin të mbuluara nga uji dhe balta.

Next Post

Ulliri, prodhimi merr goditje për shkak të klimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In