• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkup/ Ja përmbajtja e plotë e Marrëveshjes së nënshkruar mbrëmë! (FOTO)

by
15/07/2015 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Zhurnal” ju sjell Marrëveshjen e plotë të nënshkruar mbrëmë nga ana e katër liderëve politik, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thçi ku parashihet zgjidhje e krizës politike.

Marrëveshja është e nënshkruar në gjuhën angleze, ndërsa përkthimin në shqip nuk është versioni zyrtar.

Marrëveshja e plotë:

Në marrëveshjen e datës 2 qershor, nenit 6, paragrafi i parë, thuhej: “Me 10 qershor, palët do të bien dakord mbi qeverinë e cila do t’i organizojë dhe përgatitë zgjedhjet”. Më 19 qershor, liderët rikonfirmuan angazhimin e tyre për të arritur Marrëveshje me shkrim dhe ranë dakord të vazhdojnë diskutimet.

Ky protokoll përfundon paragrafin e parë të nenit 6. Ai ka një një pjesë integrale të marrëveshjes së 2 qershorit.

Palët e nënshkruara u dakorduan me sa vijon:

– Më 1 shtator 2015, LSDM do të kthehet në Parlament,

– Më 20 tetor 2015, ministri i ri i punëve të brendshme do të emërohet pasi të propozohet nga LSDM-ja pas konsultimeve me VMRO DPMNE dhe BDI-së. Ky ministër do të jetë emërim teknik.

– Më 20 tetor 2015, ministri i ri i punës dhe politikës sociale do të emërohet pas nominimit nga ana e LSDM-së.

– Më 20 tetor 2015, zëvendësministrat të rinj do të emërohen në ministritë përkatëse.
a. Ministrinë për punë të brendshme të nominuar nga VMRO DPMNE,
b. Ministria e punës dhe punëve sociale, i nominuar nga VMRO DPMNE,
c. Ministrinë e financave, pas nominimit nga LSDM-ja,
d. Ministrinë e bujqësisë, pas nominimit nga LSDM-ja,
e. Ministrinë e shoqërisë informatikve dhe administratës, pas nominimit nga LSDM-ja.
Këta zëvendësministra do të ketë të drejtën e plotë të vetos në ministritë e tyre respektive në të gjitha çështjet legale, financiare dhe të personelit që ka të bëjë me ogranizimin e zgjedhjeve.
Të gjithë zëvendësministrat dhe ministrat do të duhet ti marrin pozitat e tyre në qeverinë e re e cila do të formohet.

– Qeveria në detyrë do të dorëzojë dorëheqjen e saj në Parlament më 15 janar 2016, 100 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të cilat duhet të mbahen më 24 prill 2016. Qeveria e re do të drejtohet nga një kryeministër i ri i nominuar nga VMRO DPMNE. Programi i kësaj qeverie do të jetë i limituar vetëm sa për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

– Rregulli i mësipërm që qeveria aktuale duhet të japë dorëheqje në kohë që të lë zyrat 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme, dhe që qeveria e re duhet të emërohet, duhet të aplikojë zgjedhjet e prillit 2016, dhe të bëjë ndryshimet e patjetërsueshme ligjore të cilat do të miratohen sa më shpejtë që është e mundur, për zgjedhjet e ardhshme.

– Palët angazhohen që ta respektojnë këtë Marrëveshje me besim të mirë dhe të plotë. Palët angazhohen të shmangin çdo pengesë që ka të bëjë me relacionin deri në mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill 2016.

– Paragrafi i tretë e Nenit 6 duhet të kompletohet si pason: pas :veprimit të menjëhershëm”, teksti duhet të plotësohet:

“Pas shtatorit 2015, do të duhet të ketë Prokuror special me autonomi të plotë të zhvillojë hetimin për përgjimet. Ky prokuror special duhet të emërohet me marrëveshje nga palët e nënshkruara”.

Next Post

Besa reklamon plazhet me një set të nxehtë (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In