• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shkundja” e Prokurorisë së Elbasanit, arrestimet VIP dhe pse u largua Ardian Nezha

by A R
07/04/2018 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa vëmendja e të gjithëve u përqendrua këto ditë tek protestat për taksën në Rrugën e Kombit, gazetari Artan Hoxha na fton të kthejmë sytë nga Elbasani atje ku ndodhi një lëvizje e bujshme, siç ishte dorëheqja e drejtuesit të prokurorisë, Ardjan Nezha i komanduar atje nga Arta Marku.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Hoxha shprehet se Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, por është larguar nga detyra, për shkak se guxoi të vërë dorën “në plagët” e qytetit. Ai thotë se prokurori “i persekutuar” nga Adritik Llalla nisi të hapë dosje të bujshme të klaneve kriminale në qytetin e Shqipërisë së mesme, siç është klani Capja, por edhe të ngjarjeve të tjera kriminale që kanë lënë gjurmë. Këto dhe të tjera hetime, siç thotë Hoxha, mundësuan largimin e tij nga detyra.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Ardjan Nezha dha dorëheqjen pak ditë më parë, a mund të quhet dorëheqje?

Të gjithë e dinë që pas betimit me tym zonja Marku bëri disa lëvizje që rriti pritshmëritë në lidhje me hetimet për çështje të nivelit të lartë. Një nga emërimet e rëndësishme që bëri është komandimi në krye të Prokurorisë së Elbasanit të Ardjan Nezhës. Ai ka hetuar disa çështje të rëndësishme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është një nga njerëzit që u internua nga Llalla, “u internua” në Pukë. Që kur u vendos në Elbasan e deri më sot kemi pasur hetime të shumta nga kjo prokurori. Ai rihapi një pjesë të dosjeve të vjetra të rëndësishme të grupeve kriminale, ato grupe që kontrollonin trafikun e heroinës, që vjen nga Maqedonia e Greqia e përfundon në portin e Durrësit, por që destinacionin e vet ka Elbasanin. Ai rihapi, i hoqi pluhurin dosjeve të bllokuara. Arrestimet më të rëndësishme sot në Shqipëri, që nga drejtorët e rrugëve, që kanë kaluar nëpër duar qindra miliona euro, sot janë të arrestuar falë ndryshimeve në Prokurorinë e Elbasanit.

Çfarë ndodhi me Nezhën, pse u largua për shkak të këtyre hetimeve?

Ai ishte i komanduar, mund të qëndronte deri në 8 muaj në këtë detyrë. Në këtë rast atij iu ndërpre detyra. U krijua një artific. Nuk është e vërtetë ajo që thuhet, atë e kanë dorëhequr, nuk është dorëhequr. Di që është kthyer në kryeqytet. Nuk e di nëse kjo ka ndodhur për shkak të kërcënimeve apo trysnisë. Por di që zarfi me urdhër-arrestet e drejtorëve janë vonuar për dy orë me zbatimin nga policia e Elbasanit. Në dijeninë time lëvizja e tij është bërë për shkak të hetimeve që po kryente në Elbasan. Kishte bërë hetime për 30 kampione ADN-je, iu janë marrë personave të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale, ose familjarëve të tyre. Tjetër veprim, ndryshe nga lista e paraardhësit ka rihapur çështjet e vjetra që kanë të bëjnë me klanet e këtij qyteti. Ne kemi folur për klanin Çela, në dijeninë time është dërguar letër porosi për një grup tjetër të njohur, klani Çapja. Nga prokuroria e Elbasanit i është dërguar letër-porosi autoriteteve italiane, britanike dhe vendeve të ulëta ku dyshohet se pjesëtarë të këtij grupi kanë trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Në momentin që gjendet një dënim nga jashtë prokurorisë tonë i lind e drejta t’i sekuestrojnë asetet e këtyre grupeve./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e diel 8 Prill 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In