Një fasoneri në qytetin e Vlorës është djegur gjatë natës, rreth orës 03:00 në rrugën Transballkanike. Mësohet se fasoneria është në pronësi të një shtetasi Italian.
Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme ndërsa burime bëjnë me dije se është hedhur lëndë djegëse nga jashtë dhe më pas i është vënë zjarri.
Si pasojë e zjarrit në fasonerinë ‘Alban viz Lab’ ka dëme të shumta materiale. Aty kishte kamera sigurie, të cilat pritet të merren nga policia në mënyrë që të zbulohen autorët e ngjarjes.
g.kosovari